top of page

Feston 8 Marsin komuniteti Shqiptar në Calgary


U festua në qytetin e Calgaryt festa e gruas e cila tradicionalisht festohet edhe si festa e nënës te komuniteti shqiptar kudo nëpër botë. Afërsisht 230 zonja, zonjusha dhe fëmijë u mblodhën për këtë festë të veçantë te “Croation Community Center”, ku gjejmë rastin të falenderojmë stafin e mrekullueshëm të saj për mikëpritjen dhe vendosjen në dispozicion të ambienteve dhe faciliteteve për zbukurimin e sallës.

Fjalimin hapës e mbajti Dr. Adriana Fishta Bejko e cila shprehu mirënjohjen e saj e të komunitetit për Ganimete Derhanin e cila ka qenë drejtoresha e parë e shkollës shqipe. Me këtë rast, iu dhurua kësaj mësueseje të nderuar një pllakë nderi. Në vazhdim të fjalimin të saj Dr Bejko shprehu nevojën për të kthyer vëmëndjen nga shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave” e cila ka mungesë të theksuar të rregjistrimit të fëmijëve. Ajo theksoi që mbajtja e kësaj shkolle do të siguronte mbajtjen gjallë të kulturës, traditës dhe të një gjuhe e cila i ka rezistuar shumë sfidave për asimilim. Nga ana e saj, shkolla shqipe kishte menduar që t’i kushtonte vëmëndje vlerave dhe kontributit të patjetërsueshëm të gruas në familje e shoqëri duke përgatitur nga një kartolinë me një thënie të veçantë dhe urimin për festën e 8 Marsit nga Shkolla e Shqiponjave, të shkruajtura me kujdes nga vajzat, ish nxënëse të kësaj shkolle. Më pas fëmijët, sipas dëshirës mund të ngjyrosnin, të bënin fjalëkryqin e festave të 7-8 Marsit apo të luanin lojën me kub.

Pjesa më emocionuese për ta ishte kur një artiste e vizatimit të fytyrës iu bashkua festës dhe plotësoi dëshirat e fëmijëve për personazhet që ata donin të pikturonin në fytyrat e tyre. Në rast se do dëshironit që fëmijët tuaj të bëhen pjesë e mësimit të gjuhës shqipe, nëpërmjet lojrave, eksperimenteve dhe artit ju lutem kontaktoni me profesre Zoica Dhamo në adresën e e-mailit:

zoica_dhamo@outlook.com

Atmosferën festive e mbajti gjallë në mënyrë spektakolare për të gjitha pjesmarrësit grupi muzikor Alb Band YYC, Kim Shllaku, Esat Rexhepi, muzikanti i ardhur posaçërisht nga Halifaksi për këtë festë, Marjan Miraxhi Dj si dhe i nderuari bashkëqytetari ynë këngëtar e violinist Avdi Latifi. Performanca e tyre e shkëlqyer bëri që pista e kërcimit të pushtohej nga hareja e vallet, kërcimet e njëpasnjëshme për orë të tëra papushim. Nuk mund të harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm që i gjithë grupi i muzikantëve erdhi në mënyrë vullnetare, pa pagesë për të kënaqur motrat dhe nënat në këtë ditë të veçantë për to. Falenderime të përzemërta për këtë gjest sa bujar po aq edhe fisnik. Dhe në fund por jo më pak e rëndësishme një falenderim zemre për zonjën Rezmia dhe zonjushë Adrianën të cilët na shërbyen me korrektesë ushqimin e ngrohtë të gatuar me dashuri nga shef Aroni. Festimet zgjatën nga ora 12:00 pm deri në orën 6:30 pm.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page