top of page

Këshilla dhe orientime në lidhje me COVID-19 nga Agjencia e Shëndetit Publik e Kanadasë


SImptomat e COVID-19

Ata të cilët janë të infektuar me COVID-19 mund të kenë pak ose asnjë simptomë. Ka mundësi të mos e dini që keni simptoma të COVID-19 sepse ato janë të njëjta me ato të të një ftohti ose të gripit.

Simptomat mund të marrin rreth 14 ditë deri sa të shfaqen pas ekspozimit ndaj COVID-19. Kjo është periudha më e gjatë e njohur e infektimit për këtë sëmundje. Momentalisht po hetohet nëse virusi mund të transmetohet te të tjerët nëse dikush nuk ka shfaqur ende simptoma. Ndërkohë që ekspertët mendojnë se është e mundur, konsiderohet të ndodhë rrallë.

Simptomat përfshijnë:

temperaturë

kollë

vështirësi në frymëmarrje

pneumoni në të dyja mushkëritë

Në rastet e rënda, infeksioni çon deri në vdekje.

Nëse sëmureni

Nëse ndjeni që po sëmureni gjatë udhëtimit për në Kanada apo gjatë rrugës, informoni stjuardesën, stafin e kruzierit ose një oficer të shërbimit kufitar. Ata do të vendosin nësë do keni nevojë për vlerësim mjekësor të mëtejshëm nga një zyrtar karantine. Nëse jeni i sëmurë dhe duhet të vizitoni një profesionist të kujdesit shëndetësor, telefonojini paraprakisht ose tregojuni kur të arrini që keni një sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Do ju kërkohet që të mbani një maskë ndërkohë që prisni apo kuroheni për të parandaluar shpërndarjen e sëmundjes.

Nëse keni udhëtuar jashtë Kanadasë dhe keni temperaturë, kollë apo vështirësi në frymëmarrje në 14 ditët në vijim:

  • Izoloni veten brenda shtëpisë sa më shpejt të jetë e mundur

  • telefononi mjekun e familjes. ose autoritetin e shëndetit publik.

Tregojuni atyre simptomat dhe historikun e udhëtimit tuaj. Informojini ata nëse keni patur kontakte direkte me kafshë apo me një person të sëmurë, veçanërisht nëse kanë patur simptomat e mësipërme.

Jini të përgatitur

Në këto momente Agjencia e Shëndetit Publik e ka vlerësuar rrezikun e shëndetit publk me COVID-19 si të ulët për popullatën e përgjithshme në Kanada, por ky fakt mund të ndryshojë shumë shpejt. Ka një rrezik në rritje të popullatës që është mbi 65 vjeç, me sistem të kompromentuar imunitar apo që marrin mjekime të vazhdueshme.

Megjithëse një shpërthim i mundshëm i COVID019 nuk është i papritur për Kanadanë, sistemi ynë shëndetësor është i përgatitur t’i përgjigjet kësaj situate.

Në mënyrë që të zbusë impaktin e COVID-19, gjithsecili nga ne ka një rol për të luajtur. Duhet më shumë se sa roli i qeverisë dhe veprimit nga sektori i shëndetit për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kanadezëve. Secili nga ne mund ta ndihmojë vendin tonë që të jetë i përgatitur në një rast emergjence duke kuptuar se si përhapet koronavirusi dhe se si të parandalojmë sëmundjen.

Diagnostifikimi i koronavirusit

Infeksionet e koronavirusit diagnostifikohen nga një punonjës i shërbimit mjekësor duke u bazuar te simptomat dhe konfirmohet nga analizat laboratorike.

Si kurohet koronavirusi

Për momentin nuk ka asnjë vaksinë kundër COVID-19 apo ndonjë produkt natyror shëndetësor që autorizohet të kurojë apo mbrojë ndaj COVID-19.

Shumica e atyre me simptoma të lehta të koronavirusit do të shërohen vetë. Mjeku juaj do ju rekomandojë hapa që duhet të ndërmerrni që të lehtësoni simptomat.

Konsultohuni me një punonjës të shërbimit mjekësor nëse jeni të shqetësuar për simptomat tuaja ose nëse keni udhëtuar drejt një vendi ku ka patur raste të shumta me koronavirus.

Sa më shpejt të konsultoheni me punonjësin e shërbimit shëndetësor, aq më të mëdha janë mundësitë që ta merrni veten shpejt.

Vaksina ndaj gripit nuk ju mbron

Ndërkohë që koronaviruset janë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes, këto infeksione nuk janë të njëjta si ato që shkaktojnë gripin.

Nëse keni bërë vaksinën e gripit, ajo nuk do ju mbrojë nga koronaviruset.

Rreth koronaviruset

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve, Disa shkaktojnë sëmundje në njerëz e disa shkaktojnë sëmundje te kafshët. Koronaviruset humane janë të zakonshme dhe janë zakonisht të shoqëruara me simptoma të lehta të njëjta me një të ftohtë të zakonshme. COVID-19 është një sëmundje e re e cila nuk ka qenë e identifikuar më parë te njerëzit. Shumë rrallë koronaviruset e kafshëve mund të infektojnë njerëzit dhe akoma më rrallë të transmetohet koronavirusi i kafshëve nga njeriu në njeri nëpërmjet kontaktit të afërt.

Nëse një pjesëtar i familjes tuaj është i sëmurë me COVID-19, ka masa mbrojtëse që duhen ndërmarrë në shtëpi. Mjeku i familjes do ju këshillojë nëse kujdesi spitalor është më i përshtatshëm. Për t’u përgatitur për një situatë të mundshme, duhet të keni në shtëpi:

• sapun

• kartpiceta

• peshqirë letre

• pastrues duarsh me bazë alkoli

• household cleaning products produkte të pastrimit shtëpiak

• detergjentë të zakonshëm për larjen e enëve and të rrobave.

• medikamente për uljen e temperaturës si acetamifinë ose ibuprofen.

◦ këtu përfshihen edhe produkte për fëmijë nëse jeni prind apo kujdestar.

• qese plastike për kartopicetat e ndotura dhe të tjera mbetje.

• klor shtëpiak për krijimin e tretësirës masa një me 9 për të dizinfektuar sipërfaqet e ndryshme

Burimi I informacionit:https://www.canada.ca


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page