top of page

Si adoleshentët mund të mbrojnë shëndetin e tyre mendor gjatë koronavirusit (COVID-19)


Gjashtë strategji se si adoleshentët të përballen me një normalitet të ri (të përkohshëm).

Të jesh adoleshent është e vështirë pavarësisht se ç’ndodh dhe sëmundja e koronavirusit po ua vështirëson edhe më shumë jetesën. Me mbylljen e shkollave dhe anullimin e ngjarjeve të ndryshme, shumë adoleshentë po humbasin disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre adoleshente, si dhe momente të së përditshmes si bisedat me miqtë dhe pjesmarrja në orët e mësimit.

Për adoleshentët të cilët po përballen me ndryshime për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe ndjehen ankthiozë, të izoluar dhe të zhgënjyer, duhet të dini diçka: Ju nuk jeni të vetëm. Psikologia eksperte e adoleshencës, autorja best-seller e “New York Times”, kolumnistja Dr. Lisa Damour këshillon se si duhet të veproni që të prakikoni kujdesin ndaj vetes dhe kujdesin ndaj shëndetit tuaj mendor.

1. Pranoni që ankthi juaj është tërësisht normal

Nëse mbyllja e shkollës dhe titujt alarmues po ju bëjnë ankthiozë, ju nuk jeni të vetmit. Në fakt kjo është mënyra se si duhet te ndiheni. Psikologët kanë kohë që e kanë pranuar se ankthi është një funksion normal dhe i shëndetshëm që na mban vigjilent ndaj kërcënimeve dhe na ndihmon të marrim masa për të mbrojtur veten. Ankthi juaj do të ju ndihmojë të merrni vendime të menjëhershme dhe jo të shpenzoni kohë me njerëz të tjerë apo në grupe të mëdha, të lani duart dhe të mos e prekni fytyrën.

Ato ndjenja do ju ndihmojnë që jo vetëm ju të jeni të sigurt por edhe të tjerët. Në këtë mënyrë ne kujdesemi për anëtarët e komunitetit tonë. Ne mendojmë edhe për njerëzit rreth nesh gjithashtu. Nëse ankthi ndaj Covid-19 është tërësisht i kuptueshëm, sigurohuni që po merrni informacion nga burime të besueshme si UNICEF dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Nëse jeni të shqetësuar që ju përjetoni simptoma, është e rëndësishme që të flisni me prindërit tuaj ose me dikë të besueshëm për ju. Mos harroni që sëmunjda për shkak të infeksionit të koronavirusit është përgjithesisht e lehtë veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Eshtë gjithashtu e rëndësishme të kujtoni që shumë nga simptomat e COVID-19 janë të kurueshme. Ajo rekomandon që duhet të vini në dijeni prindërit ose një të rritur të besueshëm nëse nuk ndjeheni mirë, ose nëse ndjeheni të shqetësuar rreth virusit, në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë.

Dhe mos harroni: “Ka shumë veprime të efektshme që ne mund të bëjmë për të mbajtur veten tonë dhe të tjerët të sigurt dhe të ndjeheni që keni më shumë kontroll ndaj rrethanave: Lajini rregullisht duart, mos e prekni fytyrën dhe angazhohuni në distancimin social.”

2. Krijoni shpërqëndrim

“Ajo çka psikologët dinë është se kur jemi në mënyrë kronike në kushte të vështira, është shumë e rëndësishme që ta ndani problemin në kategori: Gjëra që unë mund të bëj rreth asaj që po ndodh dhe gjëra për të cilat nuk mund të bëj dot asgjë.”-thotë Dr. Damour.

Ka shumë elemenetë që futen te kategoria e dytë për momentin dhe nuk ka problem. Në këtë rast ajo që mund të na ndihmojë është krijimi i shpërqëndrimit për veten tonë.

Dr. Damour sugjeron kryerjen e detyrave të shtëpisë, të shikohet ndonjë film i preferuar ose të lexohet ndonjë roman para se të flihet gjumë si menyra për të kërkuar lehtësim dhe të krijohet ekuilibri i të përditshmes.

3. Gjeni mënyra të reja për t’u lidhur me miqtë

Nëse dëshiron të kalosh kohë me miqtë ndërkohë që je duke praktikuar distancimin social, media sociale është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur. Bëhuni krijues: Bashkojuni ndonjë sfide Tik-Tok si për shembull #duartësigurta. “Unë nuk do ta nënvlerësoja kurrë kreativitetin e adoleshentëve”, thotë Dr. Damour.

“Kam përshtypjen që ata do të gjejnë mënyra për t’u lidhur me njëri-tjetrin online të cilat janë të ndryshme nga ajo që kanë bërë më parë. Por nuk do të jetë ide e mirë nëse kanë akses të pakufizuar në ekrane dhe media sociale. Nuk është e shëndetshme, nuk është e mençur dhe mund të rrisë ankthin tuaj.” thotë Dr. Damour dhe ju sugjeron që të krijoni një program së bashku me prindërit për kohën e kaluar para ekraneve.

4. Përqëndrohuni te vetja juaj

A keni dëshiruar të mësoni diçka të re, të nisni një libër të ri ose të kaloni kohë duke praktikuar një instrument muzikor. Eshtë koha të bëni diçk të tillë. Të përqëndroheni te vetja dhe gjetja e mënyrave se si të përdorni kohën “e sapo gjetur” është një mënyrë produktive e të kujdesurit ndaj shëndetit mendor. “Kam bërë një listë të të gjitha librave që do të doja të lexoja dhe të gjëravë që kam dashur të bëj” thotë Dr. Damour.

5. Ndjeni ndjenjat e tua

Të munguarit në eventet me miqtë, hobet, apo ndjeshjet sportive është tmerrësisht zhgënjyese. A e dini cila është mënyra më e mirë se si të përballeni me zhgënjimin? Lejojani vetes të ndjeheni të zhgënjyer. Kur vjen puna e përballjes të një ndjenje të dhimbshme e vetmja mënyrë është ta përjetosh, ta kalosh. Vazhdo, ji i trishtuar, dhe nëse e lë veten të ndjehesh ashtu, shumë shpejt do ndjeheni më mirë.

Përpunimi i ndjenjave tuaja është i ndryshëm te individë të ndryshëm. Disa fëmijë krijojnë art, disa duan të bisedojnë me miqtë dhe të ndajnë trishtimin e përbashkët si mënyrë për t’u ndjerë të lidhur në një kohë kur nuk mund të jenë bashkë. Ajo që është e rëndësishme është që ju të bëni atë që ndjehet e duhura për ju.

6. Ji i sjellshëm ndaj vetes dhe të tjerëve

Disa adoleshentë përballen me bulizmin dhe abuzimin në shkollë për shkak të koronavirusit.

Aktivizimi i “spektatorit” ëshë mënyra më e mirë e të adresuarit të çfarëdo lloj bulizmi. Nuk duhet të presim që fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë të shënjestruar të konfrontohen me ngacmuesit e tyre, përkundrazi duhet t’i inkurajojmë të kthehen nga miqtë ose të rriturit për ndihmë apo mbështetje.

Nëse jeni dëshmitarë të një shoku i cili po ngacmohet, afrojuni dhe dhe përpiquni t’i ofroni ndihmën tuaj. Nëse nuk bëni asgjë, rrezikoni ta lini shokun tuaj të mendojë ë gjithkush është kundër tij apo që askush nuk do t’ia dijë për të. Fjalët tuaja bëjnë ndryshimin. Dhe kujtohuni: tani më shumë se kurrë ne duhet të jemi të kujdesshëm në atë që ndajmë apo themi sepse mund të lëndojmë të tjerët.

Burimi i informacionit: https://www.unicef.org


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page