top of page

Rikthehet FC Albania O35, i prinë i tabelës


 

Pas dy viteve pushim, FC Albania O35, rikthehet furrishëm në garat e futbollit në Calgary. Sikur këto dy vite e shtuan vrullin për fitore, dhe me rikthimin në garën e ligës së futbollit Calgary United Soccer Association (CUSA), në vjeshtën e vitit të kaluar, gjatë sezonit dimëror i prinë tabelës në divizionin Master 1. Skuadra ka grumbulluar 41 pikë, 13 fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Rikthimi i skuadrës u përforcua me disa futbollistë që mbushën moshën mbi 35 vjec dhe të cilët ishin vendimtarë për këtë sukses në gjysmën e sezonit.

Trajneri Saimir Budo dhe drejtuesi i skuadrës Debatik Cermjani, njëherësh edhe lojëtar, bënë të mundur rikthimin e skuadrës. Angazhimi i tyre mblodhi shqiptarët bashkë në fushën e futbollit, por edhe numrin e madh të shikuesve që përcjellin vazhdimisht ndeshjet.

“Sezonin do ta quaja të suksesshëm, jo vetëm për faktin se jemi fituesit dhe dominuesit gjatë pjesës më të madhe të sezonit, por arritëm të krijojmë një ekip kompakt dhe të plotë. Ndërthurja e energjisë, kreativitetit dhe këmbënguljes, e afrimeve të reja në skuadën, me eksperiencën dhe zgjuarësinë e lojëtarëve të mëhershëm ishin nga faktorët kryesorë të suksesit. E kam parë këtë grup ‘të lyftojë’ të gjithë bashkë në fushë dhe të arrijë të kthejë rezultate nga fisavantazhi në fitore”, tha trajneri Budo. Sipas tij, ka shumë shqiptarë që luajnë për skuadra të tjera këtu në Calgary, por ngjyrat kuq e zi janë të FC Albania dhe ata janë gjithmonë në mirëpritur.

Në skudër është i pranishëm ende Arshim Koburi, lojëtari më i moshuar dhe shumë i respektuar nga të gjithë. Përpos që FC Albania O35 është në vendin e parë, në vendin e parë si golashënues është Debatik Cermjani, i cili në 15 paraqitje ka shënuar 24 gola.

Sezoni pranveror duhej të fillonte në fund të prillit, por për shkak të COVID -19 është shtyer për afat të pacaktuar.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page