top of page

Informacion mbi ndihmën fianciare që ofron shteti kanadez për kategori të ndryshme


Të dashur bashkëkombas ku artikull është përqendruar te programet financiare të cilat janë bërë të aksesueshme për qytetarët kanadezë nga qeveria kanadeze për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Respektivisht Programi “CERB” mbështet kanadezët duke siguruar mbështetje për të punësuarit dhe të vetë-punësuarit, të cilët janë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga COVID-19.

Siguron një pagesë prej 2 000 dollarë për një periudhë katër javore (ose 500 dollarë në javë) për deri 16 javë.

Pasi aplikoni, ju mund ta merrni pagesën tuaj brenda 2 ditëve pune nëse jeni rregjistruar për depozitë të drejtpërdrejtë bankare. Nëse jo, duhet që ta merrni këtë pagesë brenda 10 ditëve pune.

Kur mund të aplikoni?

Periudha tjetër e ligjshme fillon javën e 13 prillit.

  • Nëse keni lindur në janar, shkurt ose në mars mund të aplikoni ditëve të hëna, (për javën e ardhshme -13 prill)

  • Të lindurit në muajt prill, maj, qershor, mund të aplikojnë të martave (për javën e ardhshme-14 prill)

  • Të lindurit në korrik, gusht, shtator, të mërkurave (për javën e ardhshme-15 prill)

  • Të lindurit në tetor, nëntor, dhjetor, të enjteve (për javën e ardhshme 16 prill)

  • Çfarëdo muaji, të premteve, të shtunave dhe të dielave.

Për rregjistrimet online: mund të rregjistroheni te llogaria e agjenicë së të ardhurave (CRA account) dhe nëse nuk keni llogari (account) mund të rregjistroheni

Nëse jeni të interesuar të dini se kush është i ligjshëm për të aplikuar për CERB (Përfitimi si përgjigje ndaj situatës së emergjencës) shikoni si më poshtë:

Përfitimi do të jetë i disponueshëm për punëtorët të cilët:

  • Banojnë në Kanada dhe të cilët janë të paktën 15 vjeç.

  • Ata të cilët nuk punojnë më si rezultat i KOVID-19 dhe nuk janë dorëhequr vullnetarisht ose të cilët janë të ligjshëm për marrjen e EI (siguracioni i punësimit) apo përfitime sëmundjesh (raporte mjekësore)

  • Ata të cilët kanë të ardhura të paktën 5000 $ në 2019 ose 12 muaj para datës së aplikimit.

  • Ata të cilët janë ose presin që të jenë të papunësuar apo pa të ardhura nga vetë-punësimi për të paktën 14 ditë të njëpasnjëshme në periudhën fillestare 4-javore. Për periudhën pasuese të përfitimit ata presin që të jenë të papunësuar apo pa të ardhura nga vetë-punësimi.

Një njoftim tjetër që ne e shohim të arsyeshëm për ta publikuar në këtë artikull është është dhënë në faqen e mëposhtme:

Ka shumë familje të cilat mund të kenë nevojë për asistencë financiare në këtë periudhë të vështirë izolimi.

Një pasqyrë e përgjithshme në lidhje me ata që mund të aplikojnë

Nëse po përballeni me një situatë të papritur, mund të aplikoni për asistencë emergjence financiare.

Ju mund të merrni ndihmë nëse:

  • Një situatë është shkaktuar nga rrethana të paparashikuara jashtë kontrollit tuaj,

  • dhe paraqet rrezik për shëndetin tuaj

  • dhe nuk keni akses te burimet e tjera apo po prisni te merrni çekun pasardhës të pagesës apo çekun e rradhës të mbështetjes financiare.

Kjo shumë mund të mbulojë shpenzimet për:

  • ushqim,

  • veshje,

  • kujdesin për fëmijët,

  • transportin,

  • depozitë e dëmit,

  • akomodim të përkohshëm,

  • pagesat e faturave

Pagesa që mund të mbulohen por që duhen ripaguar përfshijnë:

  • riparime thelbësore të shtëpisë

  • riparime të pajisjeve shtëpiake.

(në këtë rast ju duhet një dokument për ta provuar këtë nevojë si faturë energjie etj apo provë nga një burim i sigurt që ai artikull është thelbësor, si për shembull një njoftim nga departamenti i zjarrfikëseve për një tel të pasigurt…)

Ligjshmëria

Mund të aplikoni për Emergency Needs Allowance (ndihma e nevojave emergjente) nëse:

  • Jeni aktualisht një klient i Ndihmës së të ardhurave (Income Support client)

  • Ju jeni një qytetar i Albertës i cili ka të ardhura, por nuk keni të ardhura mjaftueshëm për të mbuluar këtë emergjencë afatshkurtër e cila nuk do zgjasë më shumë se një muaj.

  • Ju i plotësoni kriteret e ligjshëmërisë të programit të ndihmës në të ardhura. (Income support program)

Në rast se hyni në një nga kategoritë e mësipërme, ju mund të aplikoni në link-un e mëposhtëm:

Në mbyllje të këtij artikull urojmë që t’ju kemi ardhur sadopak në ndihmë. Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni me e-mail ose në messenger-i i llogarisë së shoqatës në facebook.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page