top of page

Alberta në hapat e parë drejt hapjes së ekonomisë


Alberta do ndërmarrë hapat e parë drejt hapjes së ekonomisë, duke vënë theksin në aktivitetet në natyrë, si fushat e golfit që do të hapen të shtunë më pas nga dyqanet, baret dhe restorantet nga mesi i majit.

Kryeministri Jason Kenney detajoi planin e qeverisë së për një rihapje graduale e cila do të varet nga aftësia e provincës për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit dhe për të frenuar numrin e pacientëve me COVID-19 të cilët kanë nevojë për kujdes spitalor.

“Duket sikur kanë kaluar më shumë se 56 ditë që nga rasti i parë i supozuar me koronavirusin e ri i cili u raportua këtu në Alberta në 5 mars.”, tha Kenney në një konferencë për shtyp ditën e enjte.

Por së bashku qytetarët e Albertës i janë përgjigjur pandemisë më të keqe globale në një shekull me mirëkuptim, por edhe duke bërë shumë sakrifica dhe duke demonstruar aftësi të mëdha ripërtëritëse.

Pjesë të planit të rihapjes graduale do të nisë ditën e hënë me rifillimin e disa operacioneve jo urgjente dhe rihapjen e klinikave dentare, fizioterapistëve, terapistëve të frymëmarrjes dhe të folurit, punonjësve sociale dhe dietistëve. Shkollat do të ngelen të mbyllura deri në fund të vitit akademik, duke vazhduar me udhëzimet online, por Kenney tha që po diksutohet me bordet e shkollave për të lejuar disa ripahje të kufizuara sa për provë, për klasa verore, mbase si për të fituar kohën që u humb gjatë vitit akademik duke i hapur pak më herët ato. Çdo lëvizje që do i sillte studentët nëpër klasa para shtatorit do jetë çështje për konsultim me bordet e shkollave si dhe me institucionin e shëndetit publik.

Ndërkohë që fushat e golfit do të lejohen të hapen në 2 maj, klubet dhe dyqanet do të ngelen të mbyllura. Parqet e provincave do të hapen që sot në 1 maj me vende parkimi dhe zona skenash në parqe dhe në toka publike të hapura përsëri për mjetet. Aksesi te vendndodhja e varkave në parqe të caktuara provinciale do të nisë po ashtu sot.

Banjot publike dhe marrja e mbeturinave në parqe nuk do jenë menjëherë të disponueshme.

Provinca do të hapë sa më shumë vende kampingu që nga data 1 qershor dhe sistemi i rezervimit online për parqet e Albertës që nga data 14 maj.

Vendet për kampingje të bashkive dhe private po ashtu mund të rihapen nën udhëzimet e autoriteve përkatëse.

Ditën e enjte, Alberta raportoi 3 vdekje të tjera dhe 190 raste të reja me COVID-19, ku shkon në 89 numri i vdekjeve dhe 5355 numri i rregjistruar i të infektuarve.

Faza 1

Nëse përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e virusit do të vazhdojnë të jenë të suksesshme në mënyrë të atillë që numri i te infektuarve mund të përballohet nga spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv, provinca do kalojë në fazën 1, duke u bazuar në këshillën e ekspertëve të institucionit të shëndetit publik.

Në fazën e parë, disa biznese dhe facilitete mund të lejohen të rinisin punë që në datën 14 maj, duke përfshirë:

Bizneset e e shtijeve me pakicë, si për shembull veshjeve, mobiljeve dhe dyqanet e librave. Po ashtu të gjithë shitësit në pazaret e fermerëve do të kenë mundësi të puojnë por me kufizime përsa i përket numrit.

Kampet verore me kufizime në numër, kjo mund të përfshijë edhe shkollat verore.

Parukeritë dhe berberanat.

Muzeumet dhe galeritë e arteve.

Çerdhet dhe programet para dhe pas shkolle

Kafenetë dhe restorantet pa shërbime bari do të rihapen për qëndrim në to me një kapacitet prej 50% të kapacitetit. Ndërkohë që provinca rihapet me ngaldalë, Kenney iu tha që qytetarët e Albertës po përballen me kushtet më të vështira ekonomike që pas Depresionit të Madh në vitin 1930

Faza 2

Nëse provinca vazhdon që të përmbushë qëllimet për sa i përket kontrollit të përhapjes së virusit, atëhere do shkojmë drejt fazës 2.

Nën fazën e dytë do të rihapen biznese dhe shërbime të tjera, por me kërkesën e distancimit prej 2 metrash si dhe me të tjera udhëzime që kanë lidhje me shëndetin publik. Këtu përfshihen:

Kopshtet dhe shkollat deri në klasë 12 me kufizime.

Operacione të programuara

Shërbime personale si për shembull nxirrje artificiale, estetikë, trajtime kozmetike, manikyrë, pedikyrë, trajtime të fytyrës, masazhet dhe refleksologji.

Do lejohen grumbullime pak më të mëdha por me numër personash i cili do vendoset më vonë.

Kinematë dhe teatrot do të hapen me kufizime.

Vizitat te pacientët në facilitetet e kujdesit shëndetësor do të vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Në fazën e dytë, klubet e natës, pishinat, qëndrat e rekreacionit do të vazhdojnë të ngelen të mbyllura.

Faza e tretë

Përsëri, nëse numri i rasteve do të jetë nën kontroll, provinca mund të kalojë në fazën e tretë. Kjo do të thotë që do hapen plotësisht të gjitha bizneset dhe shërbimet me disa kufizime:

Do lejohen grumbullimet më të mëdha, duke lejuar kështu festivale të artit dhe të kulturës, koncertet si dhe evente më të mëdha sportive me disa kufizime po ashtu.

Do të lejohet rihapja e klubeve të natës, pishinave, qëndrave të rekreacionit, me disa kufuzime.

Do të rinisë industria e konferencave me disa kufizime.

Do të hiqet kufizimi i udhëtimeve jo thelbësore.

“Sfida e qytetarëve të Albertës ka nisur të bëhet më normale, megjithëse një kthim i plotë në normalitet do jetë i pamundur deri sa të dalë një vaksinë efektive ose kurë.

Ju do shikoni ndryshime dhe qartësime për këtë plan ndërkohë që zbatohet, pra ky plan nuk është vendimtar. Ky do të jetë një plan i cili do të zhvillohet në kohë, bazuar në atë se sa mirë po veprojmë në luftën kundër virusit.”tha kryeministri i Albertës, Kenney.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page