top of page

“Fundi i epokës së egoizmit”


A do të afrohen njerëzit më shumë me njëri-tjetrin apo do të rritet largësia pas krizës së koronavirusit? Këtu mund të lexoni një artikull të futurologut Ulrich Reinhardt se ç’mendim ka ai për të këtë temë.

A do të angazhohemi më shumë në kërkime të përbashkëta në të ardhmen? A do të bëhen më globale vendimarrjet pas pandemisë së koronavirusit? A do të zgjasë solidariteti? Këtu kemi disa analiza të profesorit Reinhardt, Kreu Shkencor i Fondacionit BAT për studimet e të ardhmes.

Ai shpreson që të jetë kështu. Mbi të gjitha, bashkëpunimi global tregon se është i mundur mbi të gjitha. Në të kundërt vendet individualiste që përpiqen t’ia dalin vetë pothuasje asnjëherë nuk ia dalin dhe vetëm sa tërheqin vëmendjen nga problemet e brendshme për një kohë të shkurtër.

Për profesorin, parakushti më i rëndësishëm për një bashkëpunim më të mirë global do të përfshinte , si fillim, zhvillimin e strategjive afatgjata dhe të veprohet sa më pak mbi bazën e periudhave elektorale dhe raporteve tre-mujore dhe së dyti të besojnë më shumë në ekspertizën shkencore.

Kjo është një kërkesë që i drejtohet edhe vetë shkencës e cila duhet t’i prezantojë zbulimet e veta paanësisht dhe t’i diskutojë në mënyrë të hapur. Studimet ishin përdorur në fillim që të konfirmonin këndvështrimet respektive të preferuara. Nëse do të bashkëpunonim më mirë, jo vetëm do të mbanim por do të rrisnim cilësin e jetës së gjithsecilit.

Nuk do të rritet largësia? Në fund të fundit, koronavirusi ka zbuluar gjithashtu disa efekte negative të ndërveprimit të ngushtë global. Ky rrezik ekziston. Pothuajse të gjitha vendet po veprojnë sipas përfitimit të tyre, duke gjetur zgjidhje dhe mënyra individuale për të ruajtur interesat kombëtare. Kjo mund të kthehet në një problem sidomos për vendet perëndimore. Fuqia jonë ekonomike, si dhe vlerat tona dhe cilësia e jetës janë të bazuara në bashkim, bashkëpunim dhe në shkëmbim i pikëpamjeve, tregut të lirë, asistencës dhe mbështetjes reciproke. Është e rëndësishme të mbrohet e gjitha kjo, sidomos në kohë krizash.

Çdo krizë është njëkohësisht një mundësi për ndryshim, zhvillim të mëtejshëm, rrjedhimisht përmirësim. Jetojmë në një botë globale dhe nëse vendet, kompanitë dhe institucionet e kërkimeve do të bashkëpunonin më shumë, kjo do t’u jepte një mundësi jo vetëm për mbajtjen por dhe për rritjen e standarteve dhe cilësisë së jetes së gjithsecilit.

Në këtë moment po flasim për solidaritet dhe unitet në kohë krize-sa nga kjo do të ngelet?

Shumë, shpresoj-thotw profesor Reinhardt. Tani, gjatë krizës, njerëzit po zbulojnë avantazhet e kontaktit më të madh me komshinjtë, të afërmit dhe miqtë, edhe megjithëse është nëpërmjet botës virtuale apo sipër gardhit të kopshtit.

Kjo mund të sinjalizojë fundin e një epoke egoizmi dhe fillimi e rilindjes së familjes dhe ndjenja në rritje e komunitetit. Dhe në fakt kjo është ekzaktësisht ajo çka dëshiron më së shumti gjithsecili prej nesh. Pavarësisht tragjedisë dhe dramës së krijuar, kriza mund të jetë një mundësi për përmirësime afatgjata. Është e rëndësishme që të mbështesim zhvillime pozitive dhe të mësojmë nga gabimet.

Burimi I informacionit: www.deutschland.de


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page