top of page

A doni të rrisni fëmijë të zgjuar dhe të mirë? Shkenca thotë që këtë veprim duhet ta bëni përditë.


Si prindër kemi ëndrra të mëdha për fëmijët.

Ne duam që ata të bëhen të zgjuar dhe të ndjekin në jetë atë që dëshirojnë.

Duam që teksa rriten të bëhen të sjellshëm dhe anëtarë të dashur të komunitetit ku jetojmë.

Por si mund të rrisim fëmijë të zgjuar dhe të sjellshëm kur koha e lirë kalohet më së shumti me teknologji, etiketa me ilustrime dhe mirësi të detyruar?

Me sa duket kemi vetëm një çelës magjik i cili do na ndihmojë të rrisim fëmijë të mençur dhe të sjellshëm.

Nëse nuk keni dëgjuar për zakone themelore, ato janë të një kategorie elitare zakonesh që nisin reagimet zinxhir, duke ndikuar kështu një sërë fushash të jetës njëkohësisht. Me fjalë të tjera mund të përqëndroheni në një zakon të vetëm thelbësor dhe mund të përjetoni ndikime të shumta pozitive:

Fuqia e zakonit

Gjëja më e mirë rreth këtij “zakoni thelbësor” për të rritur fëmijë të mençur e të sjellshëm është se është plotësisht falas dhe nuk zgjat më shumë se 10-15 minuta në ditë dhe kushdo mund ta bëjë.

Për të patur fëmijë të mençur dhe të sjellshëm nuk është e nevojshme që të regjistroni fëmijët në kurse të shtrenjtë apo të shohë dy herë në ditë filmin “Wonder”.

Gjithçka që duhet të bëni është t’i lexoni fëmijës tuaj, madje edhe nëse ata dinë të lexojnë vetë.

Sepse kërkimet shkencore tregojnë se leximi me zë të lartë fëmijës është ai zakoni thelbësor i cili do bëjë që të rrisni fëmijë të mençur dhe të sjellshëm.

Por ne si prindër vuajmë nga mungesa e kohës:

Kemi për të palosur rrobat e lara, detyrën e ndërmjetësimit mes vëllezërve që zihen si dhe përgatitjen e vakteve të shëndetshme. Fëmijët kanë nevojë për ndihmë kur bëjnë detyrat e shtëpisë, makinës i duhet ndërruar vaji etj, etj. Duhet që të lemë takimet te doktori, të depozitojmë një çek në bankë. Pra, punë pa fund. Për këtë arsye kur vjen rradha për t’i lexuar fëmijës me zë, ne kemi tendencën që mos i japim prioritet. Në një sondazh i vitit 2018 te familjet amerikane vetëm 30% raportuan që iu lexonin me zë fëmijëve për të paktën 15 minuta.

Unë mundohem që t’u lexoj rregullisht fëmijëve të mi, por për dy javë gjurmova se sa libra me figura kisha lexuar dhe u trondita. Kisha lexuar vetëm 6 në 14 ditë. As gjysmën e ditëve.

Në mënyrë që të zbusja ndjenjën e fajit, vendosa që të gërmoja në pikërisht atë që sjell te fëmija leximi me zë. Po pyesja vetën: Kur vjen puna te rritja e fëmijëve të mençur a është vërtet leximi me zë kaq i rëndësishëm?

Ja çfarë ndodh nëse lexon me zë çdo ditë fëmijës tuaj:

Fëmija juaj do dëgjojë një shumëllojshmëri fjalësh. Ja pse është e rëndësishme: Njohja e fjalëve të reja është ajo aftësi që fitohet në peirudhën e para-kopshtit e cila vlen më shumë se gjithçka, sepse është treguesi kryesor nëse do ketë sukses apo do të dështojë në shkollë, pra është fjalori i fëmijës para se të hyjë në shkollë. Po, fëmija shkon në shkollë që të mësojë fjalë të reja, por fjalët e reja që ai i njeh tashme, përcakton se sa nga ato që thuhen nga mësuesja do të kuptohen. Dhe meqë shumica e udhëzimeve për katër vitet e para të shkollës do të jenë verbale, fëmija i cili ka fjalorin më të pasur do të kuptojë më shumë, ndërsa ai me fjalor më të varfër do të kapë më pak.

Do të rrisni përmasat e trurit të fëmijës tuaj, në kuptimin e parë të fjalës. Sa më shumë t’i lexoni fëmijës, aq më shumë do të rriten neuronet dhe do të blidhen së bashku.

Nëse i lexoni fëmijës ai do bëhet një lexues i përjetshëm. Urime!

Leximi është thelbësor për procesin e mësimnxënies dhe fëmiëjt të cilët kanë vështirësi në lexim, hasin vështirësi edhe në shkollë. Por ju keni fuqinë t’i jepni fëmijës çelësin e suksesit në shkolle dhe në jetë sepse: Aktiviteti i vetëm më i rëndësishëm për të ndërtuar njohuritë e kërkuara për suksesin përfundimtar në lexim është të lexuarit me zë fëmijës.

Do të përmirësohet sjellja e fëmijës tuaj. Kur i lexoni me zë të lartë fëmijës, ju i rrisni fëmijës aftësinë e të përqëndruarit dhe kushtuarit vëmëndje-aftësi që padyshim e ndihmojnë fëmijën tuaj në shkollë. Gjithashtu, leximi me zë mund të ulë tendencat agresive të fëmijës.

Krijoni lidhje më të fuqishme me fëmijën tuaj. Fëmijët e adhurojnë kur ju i lexoni me zë për shkak të afërsisë fizike dhe lidhjes emocionale. Jo më kot kur pyeten të rriturit për kohën më të bukur të kaluar me prindërit është kur prindërit iu lexonin libra. Kjo ka kuptim kur ju mendoni për diçka të tillë. Dhe kjo është diçka e cila ka kuptim në kohët e sotme. Në jetën tonë të ngarkuar moderne, sa herë ndalojmë gjithçka dhe shijojmë kohën me fëmijët tanë? Një lidhje e fortë me fëmijën tuaj çon në bashkëpunim më të mirë mes tyre, dhe kjo është diçka të cilën mund ta bëjë çdo prind.

Ju rrisni kapacitetin e fëmijës tuaj për të qenë të dhembshur (empatikë). Kur i lexoni letërsi artistike fëmijës tuaj, truri i tij është në kuptimin e plotë të fjalës duke jetuar mes personazhesh në një nivel neurobiologjik. Me fjalë të tjera, ju po e ekspozoni fëmijën tuaj në tipa të ndryshëm njerëzish dhe po i jepni aftësinë që të vendoset në vendin e tyre kur i lexon librin. Duke i rritur fëmijës muskulin e dhembshurisë, një partner i cili mund të vendoset në vendin e partneres në rast se nuk bien dakord, apo një person i dhembshur i cili ndihmon ata që kanë nevojë.

Po cilat janë arsyet pse ne nuk i lexojmë me zë fëmijëve tanë? Për secilën arsye të bashkëngjitur në këtë artikull keni dhe zgjidhjet e mundshme.

Jemi të zënë.

Kur je shumë i ngarkuar nga jeta prindërore, leximi me zë fëmijës nuk është gjithmonë i mirëpritur. Për mua kjo është themra e Akilit. Në ditët e shtruara nuk kam asnjë problem që t’i lexoj fëmijës. Por në ditët e ngarkuara kur kemi punë shtëpie, aktivitete jashtëshkollore, apo takime, leximi me zë ngelet në hije. Si mund ta ndreqim? Duke e bërë pjesë të rutinës së përditshme. Lidheni me një aktivitet tjetër të përditshëm, të cilin nuk e lini asnjëherë pa bërë. Për shembull, nuk do hiqnit dorë nga larja e dhëmbëve natën fëmijës tuaj, ndaj bëjeni rregull që nuk do i lash dhëmbët derisa i ke lexuar fëmijës. Ose ndërkohë që janë duke bërë banjë, ose nëse janë ngrënës të ngadaltë, ndërkohe që mbarojnë së ngrëni.

Fëmija im mund të lexojë vetë

Kur fëmijët tanë janë aq të rritur saqë mund të lexojnë vetë, ne nisëm të mos iu lexonim më. Por problemi është që duke ndaluar së lexuari fëmiëjs tonë, është se nuk po i ndihmojmë lexuesit tanë fillestarë që të kalojnë në një nivel tjetër leximi. Aftësia e të lexuarit dhe e të dëgjuarit nis të përputhen me njëra tjetrën rreth klasës së tetë. Deri atëhere fëmijët zakonisht dëgjojnë në një nivel më të lartë se lexojnë. Prandaj, fëmijët mund të dëgjojnë dhe të kuptojnë historitë që janë të komplikuara dhe më interesante kur të tjerët i lexojnë për ta. Me fjalë të tjera një fëmijë i klasës së katërt mund të dëgjojë dhe të vlerësojë më shumë një histori që i përket nivelit të fëmijës në klasë të shtatë, para se ta lexojë vetë dhe në këtë mënyrë ai mund të ndërtojë fjalorin mjaftueshëm që më pas të lexojë vetë një libër të një niveli më të lartë. Mos harroni që fëmijëve të rritur ende ju pëlqen që t’u lexojnë megjithëse nuk e pranojnë.

Por nëse ata kanë nisur të lexojnë vetë do ishte e papërshtashme që krejt papritur të rivazhdoni t’i lexoni ndaj mund t’i pyesni se çfarë janë duke lexuar dhe më pas reagoni duke thënë “Sa mirë! A mund të ta lexoj unë në këtë mënyrë kënaqemi të dy?

Ftojini që të zgjedhin ata një libër ta lexuar me zë në familje dhe mund të lexoni çdo natë me rradhë.

Dëgjoni të dy libra audio gjatë rrugës për në shkollë apo shtëpu, apo ndërkohë që bëni punët bashkë, si palosjen e rrobave apo zbarzjen e lavastoviljes.

Gjeni diçka argëtuese si poemë apo histori të shkurtër dhe kërkojini që t’ia lexoni me zë të lartë. Fëmijëve u pëlqen argëtuesja sado të rritur të jenë!

Nëse fëmiëjve u është caktuar një libër për të lexuar në shkollë, pyeteni nëse mund t’ia lexoni me zë të lartë.

Fëmija im nuk rri në një vend

Nëse sa herë që mundohesh t’i lexosh fëmijës, fëmija juaj e humbet interesin dhe vrapo të bëjë diçka tjetër, ti do nxitohesh e do mendosh që fëmija nuk është i interesuar.

Veçanërisht me fëmijët aktivë, dëgjimi është një aftësi e fituar. Por me një zakon të përditshëm leximi me zë, fëmija do mësojë të dëgjojë. Mos harroni që kur i lexoni fëmijës me zë të lartë, ju rrisni aftësinë e fëmijës për të kushtuar vëmëndje dhe për t’u përqëndruar, aftësi që do e ndihmojnë fëmijën në shkollë dhe në jetë.

Si mund ta rregullojmë këtë problem? Fute fëmijën në kohën e leximit me zë me libra të cilët janë skicuar vetëm për fëmijë aktivë.

Lexojini fëmijës në krevat para se të flejë, kur është më i qetë.

Lexojini me zë të lartë kur është duke ngrënë apo duke bërë banjë.

Çojeni fëmijën në park, futeni te shilarësja dhe lexojini ndërkohë që i shtyni në të.

Fëmija më ndërpret në çdo faqe.

Askujt nuk i pëlqen që të ndërpritet, veçanërisht kur ti mundohesh të bësh diçka për fëmijën tënd dhe ai ju ndërpret. Por mesa duket kur fëmija ju bën pyetje gjatë leximit është pjesë thelbësore e procesit të të mësuarit. Nëse pyetjet e fëmijëve janë për historinë, përgjigju sepse ka shumë mundësi që fëmija nuk po kupton se ç‘po ndodh dhe prandaj po ju pyet. Nëse pyetja është e lidhur në mënyrë të tërthortë me historinë apo pothuajse pa lidhje me të, thuaji diçka si për shembull “Pyetje e mirë kjo! Në fund të historisë, do flasim rreth saj.”


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page