top of page

Lehtësime për sektorin e kujdesit të fëmijëve


Qëndrat e kujdesit ditor të fëmijëve dhe qëndrat e kujdesit të fëmijëvë jashtë shkollës do të përfitojnë nga një

qasje me etapa për këto mbështetje:

Etapa 1-6.7 milion dollarë:

Të gjitha këto qëndra do të përfitojnë një grant që të mbulojnë 25% të shpenzime si qeraja dhe shpenzime komunale. Këtu përfshihen për pjesën e ngelur të shpenzimeve që nuk mbulohen nga fondi nën programet federale.

Etapa 2-3.2 milionë dollarë:

Me hapjen e tyre, qëndrat do të marrin një grant për pajisje pastrimi dhe higjene në mënyrë që t’iu përmbahen udhëzimeve të shëndetit publik, si dhe për të ndihmuar në rekrutimin e stafit dhe trajnimin e tyre.

Etapa 3 - $6.9 million:

Pas tre muaj hapjeje. qëndrat do të marrin një grant të tretë për të mënjanuar faturat e shtyra dhe për të adresuar çështje operacionale të paparashikuara. Kjo do të bazohet në një vlerësim që do të bëhet nga programe të tjera mbështetëse të provincës.

Agjenicitë e aprovuara të çerdheve e kopshteve të ngritura në shtëpi (Approved family day home agencies) do të kenë kenë mundësi të përfitojnë nga ky fond, deri në 1 milion dollarë në total, për të mbështetur punën si dhe pajisje e furnizime për të ndjekur udhëzimet e shëndetit publik.

Kjo nismë është një element i Strategjisë së Rihapjes së Albertës e cila do të zbatohet para se Alberta të nisë heqjen me kujdes të kufizimeve të shëndetit publik.

Për më shumë informacione drejtohuni te alberta.ca/COVID19.

Fakte të shpejta

Mbështetje për pagat në bizneset e vogla e të mëdha të kualifikuara, deri në 70% deri në 3 muaj.

“Canada Emergency Business Account” siguron kredi pa interes deri ne 40 mijë dollarë për bizneset e vogla dhe per ato jo fitimprurëse që t’i ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve operative gjatë një periudhe ku të ardhurat e tyre janë reduktuar përkohësisht.

10 mijë dollarë konsiderohet grant dhe nuk duhet ripaguar.

Shtyrja e pagesës GST deri në 30 qershor.

Programi i ndihmës së emergjencës për qeratë tregtare mbulon deri në 75% të qerasë.

Mbështetja e provincës gjatë pandemisë është drejtuar në mënyrë që të sigurojë që kujdesi ndaj fëmijës është i disponueshëm për fëmijët e punonjësve të vijës së parë.

Që nga 5 maji janë hapur qëndrat e kujdesit ndaj fëmijëve në gjithë provincën për të mbështetur punonjësit e vijës së parë. Në total janë hapur 183 qëndra dhe janë të disponueshme një total prej 4008 hapësirash.

Të gjitha qëndrave të rihapura u janë siguruar një shumë prej 500$ në formë granti për pajisje personale mbronjtëse (PPE) dhe furnizime pastrimi, si dhe u është siguruar një rimbursim ditor për vendet e rihapura të cilat nuk janë mbushur ende.

Shtëpitë ditore familjare si dhe shtëpitë ditore (çerdhe të hapura në ambiente të shtëpisë) të aprovuara janë lejuar që të qëndrojnë të hapura gjatë periudhës së pandemisë. Në mars, Shërbimet e Fëmijëve lejuan këto qëndra që t’u shërbenin deri në 6 fëmijë, plus fëmijëve të tyre.

Rreth 18 mijë qytetarë të Albertës punojnë në sektorin e kujdesit ndaj fëmijëve duke u shërbyer kështu më shumë se 100 mijë fëmijëve.

Burimi I informacionit: www.alberta.ca


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page