top of page

Vonesa në rihapjen e disa bizneseve në Calgary


Qytetarët e Kalgarit duhet të jenë të duruar dhe të presin dhe disa ditë deri në hapjen e plotë të bizneseve të tyre në qytet, përmendi midis të tjerave doktoresha Hinshaw.

Së bashku me qytetin e Brooks, Calgary u veçua nga planet e rihapjes së provincës e cila u hyri në fuqi të enjten.

Dr. Hinshau tha se ka dëgjuar ankesa nga qytetarët e Calgary dhe të Brooks të cilët mendojnë se nuk është e drejtë që ata po ndërrmarrin një qasje më graduale drejt rihapjes në komunitetet e tyre. Por Dr. Hinshau gjatë fjalimit të saj specifikoi që për të nuk ishte një vendim i lehtë. Që prej javës së shkuar ne e kemi përqëndruar planifikimin tonë në një ekulibër midis mbrojtjes së qytetarëve të Albertës nga dëmtimi i COVID-19 dhe shëndetin e tyre nga ndikimi i një mbyllje të zgjatur. Nëse shkojmë shumë larg në secilin drejtim, duke neglizhuar tjetrin, rezultati do të përkeqësohet. Rruga jonë më e mirë është të kërkojmë ekuilibrin dhe të bëjmë rregullime njëkohësisht. Të mërkurën në mesditë së bashku me kryeministrin Jason Kenney, Dr. Hishaw njoftoi Etapën 1 të strategjisë së rihapjes e cila do të vazhdojë ashtu siç dhe ishte programuar, përveç se në Calgary dhe në Brooks, dy qytete të cilat vazhdojnë që të përballen me rastet të shunta aktive të COVID-19 në provincë.

Aktualisht janë rreth 1131 raste aktive me COVID-19 në Alberta. Calgary ka 839 raste të tilla ndërsa Brooks 91, të kombinuara ato mbajnë rreth 82% të rasteve aktive të të gjithë Albertës.

Të tjera zona të provincës po përmirësohen. në mënyrë domethënëse. Edmonton, për shembull, ka vetëm 5% të rasteve aktive të Albertës megjithëse përbën rreth një të katërtën e të gjithë popullatës. Ndërkohë restorantet, baret dhe parukeritë tashmë janë lejuar që të operojnë në pothuajse gjithë Albertën, po këto biznese do duhet të presin deri në datën 25 maj në Calgary dhe në Brooks.

Gjithsesi, bizneset e dyqaneve, pazaret e fermerëve, muzeumet dhe galeritë e arteve në këto qytete do të lejohen të hapen së bashku me bizneset homologe të qyteteve të tjera.

Dr. Hinshaw tha se ajo e kupton që është e lodhshme pritja prej 10 ditëve të tjera për qytetarët e Calgary, por ajo theksoi se do të lejojë punonjësit e shëndetit publik që të vazhdojnë të monitorojnë përqindjen e rasteve në qytet.

Hinshaw prezantoi rregullat e reja për rihapjen e bizneseve ditën e enjte. Të gjitha bizneset, po ashtu edhe vendet e predikimit dhe ambientet për shërbimet e funeraleve, duhet të mbushin një formular të shkurtër brenda 7 ditëve të rihapjes ku detajojnë hapat që kanë ndërmarrë për zbutjen e përhapjes së Covid-19. Formulari është i disponueshëm online në alberta.ca/bizconnect .

Përveç kësaj do të ketë rregulla specifike mbi numrin e personave të lejuar në një hapësirë. Në restorantet të cilat do lejohen të hapen për shembull, 50% e kapacitetit do të lejohen me jo më shumë se 6 persona në një tavolinë dhe me një largësi prej 2 metrash midis tavolinave.

Në vendet e predikimit fetar do të lejohen vetëm një e treta e pjesmarrjes së zakonshme të tyre ose 50 njerëz, i cili është një numër më i vogël dhe nuk do të presin grupe këndimi. Ndalimi i mbledhjeve i më shumë se 15 personave është ende në fuqi kur nuk ka një palë specifike përgjegjëse për sigurinë e pjesmarrësve.

Vendimi që të prisnin deri pas orës 4 p.m. ditën e mërkurë që të lajmëronin disa biznese në Calgary që nuk do kenë mundësi të rihapen, e detyroi liderine e NDP që t’i kërkojë qeverisë së konservativëve të bashkuar që të rimbursojnë restorantet për shpenzimet e bëra, duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e ripunësimit dhe furnizimet në ushqime që mund të prishen. Ai theksoi që bizneset nuk duhej të vendoseshin në një pozitë të tillë. Nga ana tjetër zyrtarë të qeverisë thanë që ditën e enjte kanë menduar të ndërrmarrin të tjera veprime ekonomike për të ndihmuar bizneset.

Kryetari i bashkisë së Kalgarit Naheed Nenshi përforcoi komentet e Notley, duke thënë se do dëshironte që bizneset të ishin informuar paraprakisht por shtoi gjtihashtu se ai beson që vonesa e rihapjes është një zgjedhje e drejtë. Ai shtoi që ishte i habitur që komunitetet përreth Kalgarit si për shembull Airdrie dhe Okotoks nuk janë ndikuar nga vonesa e Etapës së 1-rë së rihapjes dhe u kërkoi qytetarëve të Kalgarit që të mos shkojnë në këto komuna për të prerë flokët apo të drekuar, apo darkuar.

Deri në ditën e sotme, kanë vdekur 121 qytetarë të Albertës nga COVID-19 pas një vdekje të raportuar ditën e enjte, një burrë në të 90-at e tij në një facilitet të kujdesit për të moshuar. 86 rezidentë të shtëpive të kujdesit afatgjatë në Alberta kanë vdekur nga koronavirusi i ri dhe aktualisht janë 100 raste aktive në këto facilitete në provincë.

U raportuan ditën e enjte 50 raste të reja me COVID-19 nga 4800 teste të bëra, pra një përqindje pozitive prej 1%. Gjithashtu ditën e enjte, ndodheshin 65 shtetas të Albertës në spital, 10 prej të cilëve në njësitë e kujdesit intensiv, një rënie në numra që prej ditës së mërkurë.

Burimi i informacionit: www.calgaryherald.com


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page