Shkollat shqipe në diasporë nisin përgatitjet

May 21, 2020

A do vazhdojmë të trashëgojmë gjuhën, kulturën, traditën dhe historinë tonë te fëmijët tanë? Shtatori do vijë shumë shpejt dhe muaji i fillimit të shkollës duhet të na gjejë të përgatitur.

Shkollat shqipe të diasporës do fillojnë mësimin normalisht vitin tjetër shkollor 2020-2021 dhe për këtë arsye u është kërkuar që të përzgjedhin tesktet mësimore si dhe materiale plotësuese që të mund ta bëjnë mësimin sa më interesant dhe argëtues për fëmijët. Eshtë pikërisht Qëndra e Botimeve per Diasporën, e cila i ka kërkuar stafeve mësimore të shkollave shqipe në Kanada që të përgatisin listën e teksteve mësimore si dhe libra plotësues artistikë si:

Luaj me shkronjat,

Mëso shkronjat,

Një hap drejt shkollës,

Çufo dhe Bubi kaçurrel,

Tregime të moçme shqiptare,

Një elefant elegant,

50 përrallat më të bukura,

Di të luaj dhe të qesh – 150 gjëegjëza,

Fabulat e Ezopit,

Princesha Argjiro,

Malli për Mëmëdhenë

 

Qëndra e Botimeve ka sugjeruar për mësuesit e diasporës fjalor dy gjyhësh i cili është konceptuar për fëmijë të moshave deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për të qartësuar dhe konkretizuar dhe më shumë fjalët që hyjnë në të përditshmen, dhe në rastin e fëmijëve në Kanada sugjeron fjalorët shqip-anglisht dhe shqip-frëngjisht. Një mënyrë për të zgjeruar fjalorin e fëmijëvë por ndërkohë edhe për t’i njohur me përrallat klasike si Hirushja, Borëbardha, Pinoku etj, të cilat vijnë në seria “Klasikët dygjyhësh” shqip anglisht, shqip-italisht dhe shqip-greqisht. 

 

Me këtë artikull informues, ju njoftojmë të dashur bashkëatdhetarë që jetoni në qytetin e Kalgarit që shkolla e Shqiponjave dhe bordi i saj drejtues do bëjnë përzgjedhjen e teksteve mësimore si dhe ato plotësuese për të nisur një vit shkollor sa më të mbarë si dhe për të sjellë pranë fëmijëve tanë botime që e afron gjuhën tonë dhe mësimin e saj sa më afër botës së pasur të fëmijëve. 

 

 

Please reload

Featured Posts

Vota e diasporës, e drejtë e padiskutueshme

June 26, 2020

1/5
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags