top of page

Foleja e Shqiponjave


Në datën 26 maj 2020, stafi pedagogjik i shkollës “Foleja e Shqiponjave” i drejtuar nga profesoreshë Adriana Fishta Bejko mbajti një takim virtual, ku u diskutuan si më poshtë:

1.Mënyra e msimdhënies duke nisur nga shtatori dhe në varësi të kohëzgjatjes së pandemisë mund të nisim me a) google clasroom, b) mund të vazhdojmë me metodën klasike të të paraqiturit fizikisht në shkollë për mësim ose një kombinim i të dyjave, pra dy herë në muaj të bëhet mësimi në google classroom dhe dy herë në muaj të bëhet mësim në ambientet e shkollës. Do aplikohet për herë të parë metoda e platformës online schoolme, e cila kushton 10 EUR në vit për çdo fëmijë. (Pagesë e cila do kryeht nga prindi).

2. U diskutua për tekstet jashtëshkollore, u vendosën titujt e librave dhe numri i kopjeve për secilën prej tyre. Librat do të sigurohen falas nga Ministria e Diasporës.

3. U diskutua për strategjitë e mundshme, rrugët që duhet të ndjekim si bord shkolle, shoqatë dhe komunitet për afrimin e sa më shumë fëmijëve te shkolla shqipe. Pikërisht përsa i përkët kësaj teme jemi të hapur për ide, sugjerime, kritika. Sugjerimet tuaja janë të mirëpritura me anë të postës elektronike (e-mail), apo edhe komente te faqja e shoqatës tonë dhe do merren në konsideratë për vazhdimësinë e këtij institucioni i cili është gur themeli për vlerat tona kombëtare.

4. Gjithashtu u diskutua për zgjedhjet e ardhshme për bordin e ri të shkollës.

Por Sot “Foleja e Shqiponjave” në qytetin e Kalgarit po përballet me një numër shumë të ulët të fëmijëve të rregjistruar në shkollë. Ne kërkojmë me dashamirësi nga komuniteti ynë të bashkëpunojmë në një rast të tillë për të gjetur mënyra se si shkolla mos shkojë drejt mbylljes sepse të gjithë jemi të bindur që diçka e tillë do ishte e trishtë për secilin prej nesh, por fatkeqësisht edhe e pashmangshme nëse vazhdojmë me këtë ritëm. Ajo fole është një vatër e ngrohtë e fjalës shqip që rrjedh jo vetëm në bangat e shkollës por edhe nga prindërit e gjyshërit të cilët kanë një ditë të caktuar në javë ku vijnë e takojnë njëri-tjetrin. Pra, le ta vazhdojmë së bashku këtë traditë të bukur!


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page