top of page

Fëmijë të dashur, më në fund hapen këndet e lojrave!


Ditën e premte, datë 29 qershor, hapen këndet e lojrave në Kalgari dhe procesi i heqjes së shiritave rrethues dhe i inspektimit të çdo këndi lojrash pritet të përfundojë në datën 3 qershor. Më në fund fëmijët tanë do mund të kenë mundësi të kalojnë kohē cilësore në vendet e tyre të preferuara.

Inkurajohen familjet që do i përdorin këto kënde lojrash që sapo do hapen të ndjekin këshillat si më poshtë:

1) Ata që janë sëmurë apo që kanë simptoma që lidhen me COVID-19 të mos i përdorin këndet e lorjave.

2) Të praktikojnë rregullisht higjenën e duhur të duarve, pra larjen dhe dizinfektimin e tyre para dhe pas përdorimit të lodrave.

3) Inkurajojini fëmijët që të shmangin përdorimin e përbashkët të lodrave dhe mjeteve sportive dhe të kufiojnë kontaktet me individë jashtë rrethit familjar. 4) Inkurajojini fëmijët që të mos e prekin fytyrën ndërkohë.

5) Qëndroni 2 metra largësi fizike nga personat e tjerë përreth.

6) Pastrojini dhe dizinfektojini lodrat dhe pajisjet sportive para dhe pas përdorimit.

7) Mbani me vete dhe përdorni dizinfektues duarsh, i cili përmban të paktën 60% alkool menjëherë pas përdorimit të pajisjeve të ndryshme në këndin e lojrave.

8) Merrni në konsideratë mundësinë që të vizitoni vetëm këndet e lojrave në lagjen tuaj, në mënyrë që të kufizoni numrin e personave me të cilët familja juaj mund të ketë kontakt.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page