top of page

Çfarë po ndodh momentalisht në Alberta përsa i përket pandemisë?


Hapja e etapës së dytë të Albertës po vazhdon, Përparimi drejt etapës së tretë të hapjes varet nga numri i rasteve aktive, shkallës së infektimit dhe kapacitetit të sistemit të kujdesit shëndetësor për të përballuar volumin e pacientëve me COVID të cilët do mund të pranohen në spital dhe ata nën kujdesin intensiv.

Alberta raportoi 45 raste të reja ditën e martë, 23 qershor. Nuk është raportuar asnjë vdekje. Në total janë shënuar 153 vdekje nga COVID-19 në Alberta.

Deri ditën e martë u shënuan 532 raste aktive në provincë. Janë bërë më shumë se 402 000 teste.

Lista rajonale e rasteve deri ditën e martë mbasdite ishte si më poshtë:

Zona e Kalgarit: 230 raste aktive, 4876 janë shëruar.

Zona e Edmontonit: 236 raste aktive, 635 janë shëruar.

Zona Qëndrore: 3 raste aktive, 85 janë shëruar.

Zona e Jugut:22 raste aktive, 1258 janë shëruar.

Zona e Veriut: 36 raste aktive, 230 të shëruar.

Të panjohura: 5 raste aktive, 12 të shëruar.

Lajmet më të fundit

Qeveria e Albertës ka dhënë fund në mënyrë të qetë mbylljes së 17 parqeve provincialë dhe vendeve rekreative këtë vit të cilat ishin mbyllur për shkak të COVID-19.

Alberta do të investojë 10 milionë dollarë në testimin serologjik për të ndihmuar në gjurmimin e përhapjes së COVID-19 nëpër provincë.

Industritë e Albertës, duke përfshirë edhe naftën e gazin do të rifillojnë me të gjitha raportimet mjedisor që nga 15 korriku, njoftoi qeveria ditën e martë.

Kërkesat ishin pezulluar për shkak të pandemisë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Edmonton tejkaluan ato në Kalgari për herë të parë ditën e djelë dhe përsëri kryesuan ditën e martë.

Ditën e martë ishin 230 raste aktive në Kalgari dhe 236 raste aktive në Edmonton.

Një total prej 4876 personash janë shëruar në zonën e Kalgarit dhe 635 në zonën e Edmontonit.

Provica raportoi 45 raste të reja me COVID-19 ditën e martë, duke arritur kështu në një total prej 532 rastesh aktive.

Burimi i informacionit: www.cbc.ca


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page