top of page

Cila është filozofia juaj e prindërimit?

Ndonjëherë ne jemi kaq shumë të zënë me përditshmërinë tonë si prindër saqë nuk e shkojmë nëpër mend se cila është filozofia jonë për rritjen e fëmijëve tanë. A është qëllimi ynë kryesor lumturia e fëmijëve apo diçka më e thellë?

Në një vështrim të shpejtë, mund të duket si një pyetje e kotë: Cila është filozofia juaj e rritjes së fëmijëve?

Kur mendoni rreth thelbit të ideve mbi prindërimin, cili është qëllimi i prindërimit tuaj për ju? Mendoj se shumë prindër do thoshin diçka që përshtatet e shkon përkrah qëllimit të rritjes së një fëmije të lumtur, të shëndetshëm dhe të sjellshëm, i cili do të sillet në mënyrë të pavarur si i rritur. Në varësi të besimeve, aspekteve të feve, mësimeve shpirtërore apo morale do jetë edhe përgjigja juaj, besoj.

Po cilat janë 4 stilet e rritjes së një fëmije?

Kjo pyetje e stilit apo filizofisë së prindërimit nuk është diçka e re, sigurisht. Për aq kohë sa kemi studiuar prindërimin si koncept, kërkuesit kanë klasifikuar prindërit në kampe të ndryshme. Diane Baumrind është kërkuesja më e shquar për sa i përket shqyrtimeve të filozofive të prindërimit. Në studimet e saj jo klasike, ajo zhvilloi 4 stile prindërimi:

  1. I butë/tolerant -emocionalisht shumë i gjindshëm, nuk siguron strukturë apo të imponojë rregulla.

  2. Me autoritet-emocionalisht shumë i gjindshëm, pir gjithashtu vendos kufij dhe imponon rregulla.

  3. Autoritar-emocionalisht jo i gjindshëm, kërkues në imponimin e kufijve dhe rregullave të vena.

  4. I papërfshirë-emocionalisht i pagjindshëm, nuk siguron as strukturë dhe as rregulla.

Ashtu siç mund ta shikoni, këto stile prindërimi të gjitha përqëndrohen në ekuilibrin relativ midis reagimit emocional dhe strukturës ose vendosjes së kufijve. Ajo çka gjeti Baumrind dhe shumë kërkues të tjerë e kanë përsëritur është se fëmijët japin më të mirën (në rezultate standarte si mirëqënia emocionale, akademike, lumturia etj) kur prindërit e tyre kanë një ekuilibër të mirë midis vendosjes së kufijve dhe sigurimit të mbështetjes emocionale. Me fjalë të tjera “e mesmja e artë”. Prindërit të cilët nuk janë shumë kërkues apo jo shumë tolerantë me sa duket kanë fëmijë të cilët janë më të qëndrueshmit emocionalisht.

A jeni për filozofinë e rritjes së fëmijës bazuar te lumturia apo diçka tjetër?

Psikologu Richard Weissbourd këmbëngul se lumturia apo vetvlerësimi nuk duhet të jetë masa matëse përfundimtare e suksesit të prindërimit. Ai kundërshton filozofinë e prindërimit amerikan i cili vendos lumturinë e fëmijës dhe vetvlerësimit si qëllim primar të prindërimit, shpesh duke i dhënë më shumë rëndësi se parimeve morale dhe pjekurisë.

SIgurisht, të gjithë prindërit duan lumturinë e fëmijëve të tyre. Por pyetja e vërtetë, gjithsesi qëndron në çështjen se cila është rruga që të çon atje? Kjo bëhet një nga pyetjet shtyse mprapa të gjitha filozofive të prindërimit. Weissbourd këmbëngul që mënyra më e mirë për të promovuar lumturinë e fëmijëve është t’i ndihmojmë ata të mësojnë të përqëndrohen në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Ai thekson se nëse ne e përqëndrojmë vëmëndjen se si ndjehen fëmijët në çdo moment, se si ndjehen për veten, në këtë mënyrë ata do shqetësohen për ndjenjat e tyre dhe nuk do jenë në gjendje që të përshtaten apo të organizojnë veten në marrëdhënie me të tjerët. Diçka e tillë mund t’i privojë fëmijët nga kapacitet kyçe që u duhen për të krijuar marrëdhënie përmbushëse: të bëhen miq, kolegë, prindër, gjyshër të mirë, pra burimi i vërtetë i mirëqënies së përhershme.

Weissbourd mendon se në vend të lumturisë, qëllimi ynë në rritjen e fëmijës duhet të jetë t’i ndihmojmë fëmijët që të zhvillojnë pjekurinë. Pjekuria përfshin të mësuarin e rregullimit të emocioneve, të përballojë konfliktet në mënyrë miqësore dhe të vetëvlerësojë sjelljen. Dhe Dian Baumrind do e përshkruante këtë qëndrim ndaj prindërimit të Weissbourd në thelb si prindërim me autoritet.

Prindërit me autoritet sigurojnë mbështetje emocionale për fëmijët që të mësojnë si të rregullojnë emocionet e tyre, ndërkohë sigurojnë strukturën dhe kufijtë që nevojiten për të zhvilluar marrëdhënie pozitive dhe të përgjegjshme ndaj të tjerëve.

Unë mendoj se instiktivisht shumica prej nesh e di që janë marrëdhëniet me të tjerët burimi i vërtetë i lumturisë, megjithatë kjo është lehtësisht e dyshimtë në mes të rritjes së fëmijës. Plus kësaj, nuk është e lehtë t’ia shpjegosh një fëmije 3-vjeçar pse është më e rëndësishme që të mësojë të kalojë mirë me vëllain apo motrën më të madhe se sa të hajë një akullore. (burim i lumturisë momentale)

Pra, nëse përqëndrohemi më shumë te lumturia, filozofia e prindërimit që i vë theksin më pak lumturisë momentale dhe më shumë te pjekuria dhe marrëdhëniet, lumturia do të jetë çmimi i madh përfundimtar.

Përkthyer nga website: www.thoughtfulparent.com


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page