top of page

Si do të jetë rikthimi në shkollë për vitin e ri shkollor 2020-2021?


8,363 Albertanë janë shëruar nga COVID-19, 93 janë të hospitalizuar, nga ku 16 janë të intubuar. Kanë dalë 141 raste të reja nga 7813 teste. Kanë vdekur 2 albertanë të tjerë duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në 172. Dr. Hinshaw shprehu ngushëllimet e saj për këto humbje.

Dr. Hinshaw theksoi se ajo është e shqetësuar për numrin në rritje të rasteve. Nëse keni një prind, gjysh apo të afërm I cili është më I moshuar apo ka sëmundje kronike, kemi nevojë për ndihmën tuaj. Për t'i mbrojtur ata që rrezikohen nga simptoma të rënda duhet që secili të bëjë pjesën e tij.

Nga komentet e Albertanëve është kuptuar që ata nuk kanë nevojë për kufizime formale per të mbrojtur njëri-tjetrin-tha Dr. Hinshaë në konferencën e përditshme për shtyp. Tani ka ardhur kola të vërtetojmë që është e saktë. Tani ka ardhur koha që t'i kujtojmë vetes se rastet me COVID-19 dhe hospitalizimet mund të rriten me shpejtësi nëse nuk marrim masa çdo ditë per të ndaluar përhapjen.

"Mënyra më e mire për të patur shkolla të sigurta e të shëndetshme këtë vjeshtë është që të nisim vitin shkollor me një numer sa më të ulët të rasteve. Po marrim masat e nevojshme per të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, ekipeve shkollore dhe familjeve. Gjërat do duken pak më ndryshe kur nxënësit dhe ekipet shkollore të kthehen nëpër shkolla këtë vjeshtë." -vazhdoi fjalimin e saj Dr. Hinshaw.

Masat e reja do të kërkojnë që nxënësve dhe stafeve shkollore t'iu monitorohen simptomat përditë dhe të qëndrojnë në shtëpi nëse ndjehen se janë të sëmurë. Nxënësit të lajnë apo dizinfektojnë duart e tyre para dhe pasi të hyjnë në shkollë dhe në klasë. Sipërfaqet nëpër shkolla dhe autobuza do të dizinfektohen më shpesh. Nxënësit dhe stafet mësimore mund të vendosin që të mbajnë maska. Ju kujtojmë që diçka e tillë do jet e vështirë për shumë nxënës. Për këtë arsye nuk mund të mbështetemi në asnjë nga këto masa. Distancimi fizik, bashkëqëndrimi i grupmoshave të njëjta, larja e duarve, shpeshtimi i larjes dhe ndryshimeve se si orët mësimore dhe shkollat do të operojnë, të gjitha këto do të ndihmojnë-Dr Hinshaw theksoi në vazhdim të fjalimit.

Secili në komunitetin e shkollës duhet të bëjë pjesën e vet për t;u siguruar që gjithsecili të jetë i sigurt. Nëse një nxënës tregon simptoma kur është në shkollë, ata do të ndahen nga nxënësit e tjerë dhe ndërkohë prindërit ose kujdestarët e tyre do të lajmërohen që të vijnë t'i marrin sa më shpejt.

Nëse ka ndonjë rast me COVID-19 në shkollë apo në komunitetin e shkollës, zyrtarët e shëndetit publik do të punojnë me autoritet e shkollës per t'u siguruar që do kryhen teste pasuese ashtu siç nevojitet si dhe që do të ndërmerren masat e tjera për të kufizuar përhapjen-mbylli kështu fjalimin e ditës së sotme Dr. Hinshaw.

Për më shame informacion, vizitoni: http://alberta.ca/returntoschool


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page