top of page

Habib Ademi, histori suksesi


Në këtë artikull do i kushtojmë hapësirën dhe vëmëndjen e merituar “Allstate Canada” e cila është një nga kompanitë lidere të prodhimit dhe shpërndarjes së siguracioneve për makina dhe shtëpi. Kjo kompani serioze vjen e prezantuar nga një bashkëatdhetari ynë dhe këtu vëmëndja jonë bëhet më domethënëse.

Z. Ademi, një emigrant ashtu si ne, do të na tregojë rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe arritjet, çelësin e suksesit të sipërmarrjes së tij që në këtë mënyrë të bëhet një shembull që mund të ndiqet nga shumë emigrantë bashkëkombas të cilët do të dëshironin që të ndiqin rrugën e tij. Ndërkohë Z. Ademi shpreh dëshirën e tij që të ndihmojë bashkëkombasit nëse u duhet një rishqyrtim për policën aktuale të sigurimit të shtëpisë, automjetit, trajlerit, sajës me motor dhe motoçikletës, qoftë për një kuotë apo thjesht një pyetje sqaruese.

Ju mund ta kontaktoni atë nëpërmjet numrit të telefonit: 001 587 432 1907 ose adresën e e-mail: HAdemi@allstate.ca

1. Si do dëshironit të prezantoheshit te bashkëkombasit tanë?

Përshëndetje, unë jam Habib Ademi. Kam lindur në Prishtinë, Kosovë. U transferova në Slloveni për t’u marrë me basketboll, dhe me kohë u transferova në SHBA për të luajtur basketboll me ekipin universitar si atlet me bursë. Që prej asaj kohe, kam punuar në industrinë e siguracioneve prej mbi 13 vjetësh.

2. I nderuar z. Ademi ku jetoni dhe prej sa vitesh keni ardhur këtu në Kanada?

Bashkë me familjen, gruan the dy fëmijët tanë u transferuam në Edmonton në vitin 2016. Që kur u zhvendosëm në Kanada, krahas karrierës sime në siguracione, kam qenë tepër i angazhuar edhe si trajner basketbolli në Universitetin e Albertës dhe Shoqatën e Basketbollit të Albertas.

3. A kishit vështirësi në përshtatjen tuaj me jetesën kanadeze dhe cilat ishin ato?

Personalisht nuk e kam patur të vështirë përshtatjen me jetesën kanadeze sepse kam qenë i mirinformuar rreth zakoneve në Amerikën Veriore pas kalimit të katër vitesh studimi në Shtetet e Bashkuara. Pengesë kryesore kisha gjetjen e një pune në industrinë e siguracioneve pasi erdhëm në Kanada, sepse më duhej të merrja licencën e nevojshme përkatëse dhe të njihesha me rregullat e industrisë së siguracioneve në Kanada, gjë për të cilën u desh pak kohë.

4. Ku punoni ju tani? A ndjeheni të realizuar në fushën që keni zgjedhur për të punuar?

Për momentin punoj si ndërmjetës për zhvillim biznesi për Allstate Canada në “South Edmonton Common Agency”. Ndihem shumë i kënaqur me çfarë kam arritur që kur kemi imigruar në Kanada. Allstate përpiqet t’i mbajë si klientët ashtu edhe punonjësit në "Good Hands®" (duar të sigurta) dhe e ka për krenari që është emëruar si “Punëdhënësi më i mirë” në Kanada për tetë vjet radhazi. E kam gjithashtu kënaqësi që jam në gjendje të mund të informoj bashkatdhetarët e mi shqiptarë rreth aspekteve që u mbulon siguracioni, t’u ofroj ulje që i meritojnë dhe t’u jap udhëzime dhe këshilla sigurie; kjo i bën të ndihen të lumtur dhe të arrirë.

5. Allstate Canada është një kompani e cila merret me siguracionet e makinave dhe shtëpive. Na tregoni diçka më shumë në lidhje me produktet e saj. Cila është motoja e kësaj kompanie.

Krahas siguracionit për shtëpinë dhe automjetin, mund t’i ndihmoj klientët me kuota për motoçikleta, varka, saja me motor, si dhe trajlera. Kemi gjithashtu dhe një numër partnerësh për të ndihmuar klientët tanë me siguracion komercial, siguracion jete, siguracion për kafshë shtëpiake, siguracion shtëpie dhe të tjera. Motoja jonë është: Sjellim fuqi, përvojë dhe kujdesim.

6. Shumë nga lexuesit tanë janë të interesuar për të siguruar mjetet por dhe shtëpitë e tyre. Lexuesi ynë është edhe ai emigranti i ri i cili ende nuk e njeh mirë tregun e siguracioneve këtu në Kanada. Çfarë ofron specifikisht “Allstate Canada” që e bën atë zgjedhjen më të mirë?

Në shërbim të kanadezëve që prej vitit 1953, këshilltarët tanë të besuar janë në gjende të ofrojnë mbulime të individualizuara për t’ua përmbushur nevojat. Kemi tipare të veçanta si “Falje për kërkesa”, “Pagesa të pambuluara që zhduken” dhe “Çeqe bonus për mungesë kërkesash”. Kemi edhe zbritje të ndryshme për të ndihmuar klientët tanë të nisin të kursejnë, prandaj ndërmerrni hapin të interesoheni për një rishqyrtim të mbulimit tuaj aktual!

Si organizatë, Allstate i përkushtohet realizimit të një dallimi pozitiv në komunitetet në të cilat operon përmes ortakërive me organizata bamirëse, si dhe dhurimeve ndaj punonjësve dhe vullnetarizmit.

7. A ka ndonjë ofertë në lidhje me familjet të cilat po përballen me vështirësi financiare?

Unë jam gjithmonë në dispozicion si këshilltar i besuar për të ndihmuar klientët e mi gjatë gjithë fazave të jetës. Ne punojmë gjithnjë me klientët tanë për t’ua kuptuar nevojat individuale dhe gjetur zgjidhje që u hyjnë në punë.

Kohët e fundit, për të ndihmuar klientët e ndikuar nga pandemia e COVID-19, Allstate paraqiti “Pagesën për qëndrim në shtëpi” për klientët e vet me siguracion automjeti personal. Kjo është veçse njëra nga plot mënyrat me të cilat po tregojmë kujdesimin gjatë këtyre kohërave sfiduese..

8.Çfarë ofron “Allstate Canada” për sipërmarrësit të cilët përdorin mjetet e tyre për qëllime tregtare, si automjetet për shpërndarjen e ushqimeve apo medikamenteve?

Allstate Canada e ka për krenari të bashkohet në ortakëri si me Western Financial Group ashtu dhe TruShield Insurance për t’u dhënë opsione klientëve tanë me biznese të vogla me mbulimet që u nevojiten për të mbrojtur ato për të cilat kanë derdhur djersë për t’i ndërtuar.

9. Cilët janë partnerët e “Allstate Canada” të cilët e ndihmojnë të arrijë objektivat e vendosura?

Ne punojmë me ortakë si Sun Life Financial, TuGo, Pets Plus Us, Western Financial Group, P.A.L Insurance, dhe Liberty Security për të ndihmuar të jemi të sigurt që po ua plotësojmë të gjitha nevojat personale klientëve tanë.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page