Të ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të pandemisw Covid-19

August 12, 2020

 

Mbajtja e shëndetit mendor përgjatë kësaj periudhe mund të jetë një sfidë më vete duke patur parasysh që masat e marra ndaj koronavirusit kanë ndërhyrë në shumë aspekte të jetës tonë. Inkurajojini fëmijët dhe të rinjtë të menaxhojnë nivelin e stresit duke bërë biseda pozitive, të bëjnë ushtrime fizike, të hanë shëndetshëm, të lidhen me miqtë dhe të gjejnë mënyra se të kënaqin veten e tyre. Të përkthyera do të gjeni disa këshilla të dhëna nga Organizata e Shëndetit Botëror se si të ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin gjatë kësaj periudhe të veshtirë për ta.

 

Fëmijët reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme si për shembull bëhen më tekanjozë, ankthiozë, të tërequr, të nevrikosur, apo të acaruar, mund të lagin krevatin etj.  Përgjigjuni reagimeve të fëmijës në mënyrë mbështetëse, dëgjojini shqetësimet e tyre dhe jepuni më shumë dashuri e vëmëndje.

Kujtoni të dëgjoni fëmijët, foluni me dashamirësi dhe bindini ata. Nëse është e mundur, krijojini mundësi fëmijës të luajë e të çlodhet. 

Krijoni mundësinë që ata mos largohen nga prindërit apo familja e tyre dhe shmangni ndarjen e fëmijëve nga kujdestarët e tyre për një kohë të gjatë.Nëse ndodh ndonjë ndarje e mundshme (si për shembull hospitalizim) siguroni kontakte të rregullta mes tyre (për shembull nëpërmjet telefonit) dhe duke ua hequr merakun. 

Mbani rutinën dhe programin normal sa më shumë shumë të jetë e mundur, ose ndihmoni të krijoni një rutinë të re në një ambient të ri, duke përfshirë shkollën/të mësuarin po ashtu edhe përfshini lojën e sigurt dhe çlodhjen. 

Sigurini fakte rreth asaj që ka ndodhur, shpjegojuni atë se çfarë po ndodh tani dhe jepuni informacion të qartë se si ata mund të reduktojnë rrezikun e të qenurit të infektuar nga sëmundja me fjalë të cilat ata mund t’i kuptojnë në varësi të moshës së tyre. 

 

 

Kjo përfshin sigurimin e informacionit rreth asaj që ç‘mund të ndodhë nëse një pjesëtar i familjes nuk ndjehet mirë dhe duhet të qëndrojë në spital për pak kohë deri sa të ndjehet më mirë. 

 

 

Please reload

Featured Posts

Pyetesor rreth hapjes se Shkolles Shqipe virtuale (on-line)

August 29, 2020

1/6
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic
1/4