Merret vendimi për zhvillimin e mësimit online

September 7, 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në datën 29.08.2020 u zhvillua mbledhja e bordit te shkollës “Foleja e Shqiponjave” në Kalgari dhe pas bisedimeve mes anëtarëve të bordit u ra dakord që shkolla të zhvillohej online për shkak të situatës së pandemisë. Por në mënyrë që të bëhej e mundur zhvillimi i mësimit në gjuhën shqipe nga mësueset e “Folesë së Shqiponjave” duhej të rregjistroheshin të paktën 20 fëmijë. Fatkeqësisht nga sondazhi i kryer  online dhe që kishte afat përfundimtar datën 4.09.2020 u rregjistruan si vota pro dëshirës për të vazhduar shkollën online vetëm 11. Si rrjedhim  hapja e shkollës shqipe do të shtyhet për në janar. Të shpresojmë që kjo periudhë tranzitore do të shërbejë si një moment reflektimi ndër komunitetin tonë shqipfolës për të gjetur forcën, dëshirën por edhe mundësinë për t’u dhënë fëmijëve dhuratën e të mësuarit gjuhën amtare. Shoqata “Albanian-Canadian Association in Calgary” si dhe bordi i shkollës “Foleja e Shqiponjave” do ju informojnë në vazhdimësi për vendimmarrjet dhe të rejat në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me këtë temë. 

 

 

Please reload

Featured Posts

Pyetesor rreth hapjes se Shkolles Shqipe virtuale (on-line)

August 29, 2020

1/6
Please reload

Recent Posts

November 19, 2020

Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic
1/4