"Delegacioni" shfaqet në CEFF

October 30, 2020

 

 

Festivali i Filmit Evropian në Calgary fton adhuruesit e filmit për të parë filmat më të bukur të kinemasë evropiane. 

Çdo nëntor, filmat evropianë prezantohen në Kalgari për t’u argëtuar e ndërkohë për të shijuar multikulturalizmin brenda magjisë së kniemasë. Çdo vit i bashkohen kësaj nisme vende të reja evropiane dhe vlen të kujtohet që Festivali i Filmit Evropian i Kalgarit u bë i mundur nëpërmjet përpjekjeve të një grupi entuziast njerëzish në vitin 2012, kur zuri vend dhe edicioni i parë. 

Shqipëria përfaqësohet me filmin “Delegacioni” mes 20 vendeve të tjera evropiane ku secili prej tyre përfaqësohet denjësisht me prurjet e tyre kinematografike. 

Delegacioni është realizuar në vitin 2018, kohëzgjatja e tij është 1 orë dhe 17 minuta, me rregjizor: Bujar Alimani. Aktorët pjesmarrës në këtë film janë Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel. Filmi është i zhanrit dramë.

Një zyrtar politik është dërguar në një burg të largët në mënyrë që të sjellë një dizident të rëndësishëm në kryeqytet. Në përpjekje të dalldisur për të dëshmuar në emër të qeverisë kundra të cilës ai kishte luftuar, por dështimet dhe sfidat e realitetit të vendit e pengonin misionin në çdo çast. 


Biletat kushtojnë 10$ për çdo transmetim të drejtpërdrejtë duke nisur që nga data 7 nëntor deri në 15 nëntor.

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Pyetesor rreth hapjes se Shkolles Shqipe virtuale (on-line)

August 29, 2020

1/6
Please reload

Recent Posts

November 19, 2020

Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic
1/4