top of page

Valëvitet flamuri kuqezi në 28 Nëntor 2020 në Calgary


Pas kërkesës së shoqatës tonë “Albanian Canadian Association of Calgary” për ngritjen e flamurit pranë bashkisë së qytetit të Kalgarit, erdhi edhe lajmi i shumëpritur. Flamuri ynë kombëtar kuq e zi do valëvitet krenar në anën veriore të sheshit të bashkisë ditën e shtunë, 28 Nëntor, 2020, ora 12:00.

Të dashur bashkëatdhetarë nga të gjitha trojet shqipfolëse, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje e cila do të lerë gjurmë të pashlyeshme te secili prej nesh.

Kemi ardhur nga një kontinent tjetër, i largët dhe pavarësisht se ndodhemi në një vend të huaj, ndjejmë që mund të shfaqim vlerat, traditat e kulturën tonë edhe në këtë vend mikpritës.

Merrni fëmijët, bashkëshortërt, motrat, vëllezërit, pse jo dhe miqtë tuaj dhe përjetoni momente të cilat do i ruani si të shenjta. Eshtë momenti i duhur për t’i treguar fëmijëve tanë se sa e rëndëisishme është për shqiptarët kjo datë, ku në Vlorë, në vitin 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe në ditët e sotme moderne ky flamur mund të ngrihet plot me dinjitet në çdo vend ky jetojnë bashkëkombasit tanë.

Duhet të kemi parasysh që kjo ngjarje krejt e veçantë për ne do zhvillohet në kushtet e pandemisë, ndaj duhet të kemi parasysh kufizimet e vendosur si ai i distancimit fizik.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page