top of page

Shqiptarët futbollistë të Kalgarit

Janë të shumta mënyrat se si mund të mbajmë gjallë kulturën, artin, sportin si dhe sensin e komunitetit në mërgim. Dhe jo vetëm mbajmë gjallë sensin e komunitetit mes nesh por edhe shfaqemi krenarë para komuniteteve të tjera në Kalgari për vlerat që kemi, mes tyre, pasionin për futbollin. Një prej tyre është edhe organizimi në ekipe futbolli i shqiptarëve në Kalgari. FC Albania mbi 35 vjeç dhe FC Kosova janë dy ekipe të ndryshme por që kanë një të përbashkët domethënëse: të dyja janë të përbëra nga shqipfolës dhe kanë të njëjtën kombësi: shqiptare. Këto dy ekipe kanë organizuar shpesh ndeshje miqësore, të cilat janë ndjekur me shumë interes nga sportdashësit.

Ndërkohe vlen të përmendim që këto dy ekipe janë rregjistruar në CUSA(Calgary United Soccer Association).

Nëse ju ka marrë malli të shikoni ndeshje futbolli dhe aq më shumë të bëni tifozllëk për ekipin(ekipet) e zemrës keni rastin më të mirë. Datat dhe vendet ku do organizohen ndeshje të FC Albania 035 ose FC Kosova i gjeni te link-u i mëposhtëm përkatësisht për ndeshjet ku luan skuadra FC Albania 035 dhe FC Kosovo.

https://www.cusa.ab.ca


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page