top of page

How I got here

Gjithmonë trumpetojmë me të madhe krenarinë dhe dashurinë për rrënjët tona. Janë të shumta përpjekjet që bëjmë si komunitet, si emigrantë e atdhedashës për të ruajtur kulturën, gjuhën, traditat e për ta përçuar atë me dinjitet te brezat që po rriten larg rrënjëve.

Por ja ku jemi para një mundësi për të përcjellë te trashëgimtarët tanë në mënyrë emocionuese një nga përvojat më të bukura.

Shoqata jonë u kontaktua nga znj. Veronica Saluzz, e cila është një producente televizive, e kompanisë “Forte Entertainment”, në Toronto. Kjo kompani televizive po përgatitet të shfaqë një program interesant, miqësor dhe familjar i quajtur: “How I got here” (Si arrita këtu). Në fazës e përzgjedhjes së pjesmarrësve, do të marrin pjesë brezi i parë ose i dytë i adoleshentëve/ të rriturëve kanadezë dhe amerikanë së bashku me prindërit e tyre.

Së bashku do të udhëtoni, në rastin tonë, drejt Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, apo Malit të Zi, do të përfshiheni tërësisht nga zakonet e vendit, do të argëtoheni duke marrë pjesë në aktivitet që do zhvillohen në qytetin tuaj dhe do të emocionoheni duke u ribashkuar me njerëzit e rëndësishëm të të kaluarës së prindërve tuaj.

Nëpërmjet kësaj përvoje fëmijët do të kenë mundësi të zbulojnë sakrificat dhe sfidat që u janë dashur ju që të bëni për të ardhur në Kanada apo Shtetet e Bashkuara. “How I got here” sjell bashkë dy breza të cilët do të ndërmarrin një udhëtim të paharrueshëm.

Qëllimi i këtij programi është të kremtojë terrenin e larmishëm kulturor të Kanadasë dhe Amerikës duke shfaqur familjet e shkëlqyera të cilat kanë rrënjë në vende të ndryshme të botës.

Për këtë program kërkohen:

  • Shtetas të lindur në Kanada ose Shtetet e Bashkuara 14-30 vjeç.

  • Njëri ose të dy prindërit e tij/saj kanë emigruar për në Kanada apo SHBA.

  • Ose nëse jeni rritur apo jeni shumë të lidhur me gjyshërit mund të aplikoni me ta.

  • Nuk keni udhëtuar së fundmi me ta për në vendin e tyre të origjinës ose nuk keni udhëtuar asnjëherë me ta më parë.

  • Ju dhe prindërit apo gjyshërit tuaj keni mundësi/jeni të interesuar të udhëtoni për në vendin tuaj të origjinës për deri një javë në pranverë/verë 2021.

Për informacione të mëtejshme për këtë aventurë. emocionuese ju lutem vizitoni linkun e mëposhtëm:

https://www.fortecasting.com/apply


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page