Nuk do të ketë grumbullime në ambjente të mbyllura. Të tjera kufizime për Albertën në lidhje me COVI


Kryeministri Jason Kenney lajmëroi disa kufizime të reja për Albertën këtë ditë të martë për shkak se provinca po mundohet të vërë nën kontroll Covid-19. Kenney iu bashkua Dr. Deena Hinshaw gjatë konferencës së përditshme për të deklaruar situatën e gjëndjes së jashtzakonshme. Kjo deklaratë erdhi si pasoje e një dite tjetër me një numër më të lartë se një mijë raste në ditë.

Kenney tha se provinca po kalon nga rekomandimet te rregullat, duke mbyllur kështu grumbullimet shoqërore private, të cilat, sipas tij, janë fajtori kryesor përsa i përket përhapjes së virusit në provincë. Duke nisur që nga dita e premte, nuk do të ketë më grumbullime në ambjente të mbyllura dhe grumbullimet në ambjente të hapura do të kufizohen në 10 persona.

Dasmat dhe funeralet do të kufizohen në 10 pjesmarrës gjithashtu.

Më shumë kufizime do të ndërmerren për bizneset lokale, duke përfshirë këtu mbylljet e skenave të koncerteve, qëndrave të konferencave dhe ambjenteve për bankete në zonat e caktuara.

Sportet duhet të ndalojnë, vetëm në rast se ka një miratim specifik nga Dr. Hinshaw. Vendet e mbyllura të lojrave të fëmijëve duhet të mbyllen. Dyqanet nuk do të detyrohen të mbyllen, por duhet të operojnë në 25% të kapacitetit të tyre. Sallonet/parukeritë mund të qëndrojnë të hapura por vetëm për takime të planifikuara.

Restorantet mund të qëndrojnë të hapura, por ata që darkojnë aty duhet të qëndrojnë vetëm me pjestarët e familjes së tyre. Rregullat e prezantuara më parë për baret dhe restorantet e ndalojnë shërbimin për pije alkoolike deri në orën 10 të mbrëmjes dhe mbylljen e këtyre bizneseve në orën 11 të mbrëmjes do të qëndrojnë në fuqi.

Të gjitha bizneset në ambjente të mbyllura në zonat e shëndetit të Edmonton dhe Kalgari janë të detyruara të mbajnë maskë, rregull i cili në shumë qytete të mëdha e të vogla në këto zona ishte në fuqi edhe më parë.

Disa studentë do të zhvendosen në mësimin nga shtëpia dhe provimet e diplomës do të jenë opsionale gjatë pjesës së ngelur të vitit. Klasat nga 7-12 do të nisin mësimin online që nga 30 nëntori deri në 11 Janar.

Pushimet e dimrit do të nisin në 18 dhjetor deri në 11 janar.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
1/4