TOKA


Autori shqiptaro-kanadez Indri Kasapi në bashkëpunim me “Theatre Passe Muraille” dhe “Albanian Film Assocation” do sjellë pranë publikut shqiptar dhe jo vetëm premierën botërore të shfaqjes teatrale digjitale “TOKA”.

“TOKA” është shkruar, performuar dhe është me koreografi të Indritit dhe përmban kinematografinë e rregjisorit Kejd Kuqo. Toka është një punë befasuese e teatrit fizik I cili flet për gjakmarrjen e ditëve moderne të Shqipërisë së viteve post-komuniste dhe tregon historinë e dy vëllezërve të cilët kishin një mosmarrrëveshje të gjatë për tokën e cila kishte rezultuar në vdekje brez pas brezi.


Pjesa teatrale do të shfaqet online për herë të parë nga 20 deri në 23 prill dhe është kryesisht në anglisht, por në 23 prill në orën 2 të drekës, të shtunë do të kemi një “Shfaqje Online për komunitetin Shqiptar i cili do të jepet me titra shqip të shkruara nga Blerjana Xhuvani. Megjithëse janë të vendosur në Toronto, kjo është një pjesë teatrale e shfaqur online dhe mund të ndiqet kudo nëpër Kanada. Biletat mund t’I blini te kategoria “Bli me atë çmim që mund të përballosh “Pay-What-You-Can-Afford-Prices” duke nisur që nga 5$.


Për më shumë informacion mund të ndiqni website e “Passe Muraille”


https://www.passemuraille.ca/21-22-season/toka/ .



Featured Posts