Alberta miraton masa të reja të shëndetit publik ndërkohë që rastet e COVID-19 rriten
Shkollat do të kalojnë online dhe palestrat do të mbyllen në pjesën më të madhe të qyteteve të mëdha.
Ndërkohë që vala e tretë e pandemisë shënoi një rekord të ri ditën e enjte, kryeministri i Albertës lajmëroi masa të tjera të cilat synojnë të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes.

Provinca raportoi 2048 raste të reja ditën e enjte, numri më i lartë në një ditë të vetme që kur nisi pandemia vjet në mars 2020. Kryeminstri Jason Kenney lajmëroi qytetarët e Albertës që nëse kurba vazhdon të rritet do të ndërrmerren më shumë masa të rrepta, duke përfshirë edhe gjëndjen e shtetrrethimit nëse do të jetë e nevojshme.
Duke nisur që nga dita e premte, provinca do të ndërmarrë masa më të rrepta për pikat e nxehta në province ku ka më shumë se 350 raste aktive për 100 mijë banorë dhe të paktën 250 raste aktive në total, paralajmëroi Kenney gjatë një konference për shtyp.
Lista e komuniteteve të shenjëstruara përfshin Edmonton, Calgary, Fort McMurray, Red Deer, Grande Prairie, Airdrie, Lethbridge dhe Strathcona County.
Të gjitha shkollat 9-vjeçare (junior) dhe të mesme do të kalojnë në mësimin online.
Të gjitha palestrat dhe ambjentet sportive të mbyllura do të mbyllen duke nisur që nga dita e premte. Të gjitha masat e detyrushme do të ngelen në fuqi për të paktën dy javë-tha Kenney.
Aty ku është e nevojshme do të vendosim edhe oraret e daljes, sidomos att ku përqindja e rasteve është shumë e lartë, veçanërisht aty ku shaken nje mijë raste per 100 mijë banorë dhe në rastet ku këshilli bashkiak e kërkon diçka të tillë.
Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë përgëzuar vendimin e Albertës për të ulur moshën e atyre që përfitojnë marrjen e vaksinës AstraZeneca.
Qytetarët të cilët nuk pajtohen me masat e shëndetit rrezikojnë që të mos kenë mundësi të rinovojnë patentën e drejtimit të makinës apo të bëjnë të tjera veprime transaksioni në shërbimet e rregjistrimit nëse nuk paguajnë gjobat paraprakisht. "Kjo vlen për ata qytetarë të cilët nuk e kanë marrë seriozisht pandeminë dhe vazhdojnë të vendosin në rrezik jetën e të tjerëve duke mos respektuar urdhërat e Institucionit të Shëndetit Publik.
Spitalet e Albertës po kurojnë 632 pacientë me COVID-19, Një renie e lehtë që nga një ditë më parë.Janë 151 patients në reanimacion, me një rritje prej 6 pacientësh.
Burimi I informacionit: www.cbc.ca
Përktheu dhe redaktoi artikullin: Danjela Lumani Bregasi