top of page

Ambicja e Folesë, akreditimi i shkollës

U zhvillua në orën 06:00pm-07:25 pm mbledhja në "Zoom" e shoqatës "Albanian-Canadian Association of Calgary" me ftesë të kryetarit të bordit dhe me propozim të Drejtores së Bordit të Shkollës "Foleja e Shqiponjave" Dr Adriana Bejko, e cila prezantoi një projekt i cili ka për qëllim fuqizimin intelektual të grave shqiptare si një mekanizëm i cili do forcojë pozitat e saj në shoqëri dhe do ndihmojë fëmijët në ruajtjet e gjuhës amtare dhe mbarevajtjen e fëmijëve në shkollat kanadeze. Një projekt i tillë nëse arrin të realizohet është një vlerë e shtuar për komunitetin tonë, në emancipimin e gruas dhe nënës shqiptare në emigrim ku bilingualism, ruajtja e gjuhës amtare dhe përvetësimi në nivel akademik i gjuhës angleze është një sfidë më vete. Drejtorja e "Folesë së Shqiponjave" shtoi se synimi final toni është akreditimi i shkollës tonë nga Ministria e Arsimit të Albertës e cila do sjellë avantazhe për fëmijët tanë që po mësojnë gjuhën shqipe. Ky projekt u miratua nga bordi i shoqatës dhe detajet e mëtejshme në lidhje me këtë projekt do bëhen të ditura për publikun së shpejti.

Shkolla jonë është e përkushtuar të ofrojë larmishmëri në program e cila do i mundësojë fëmijëve tanë të mbajnë lidhje me rrënjët, të mësojnë rreth historisë së kombit, të përfshihen në mësimin e gjuhës shqipe dhe të përjetojnë kulturën nëpërmjet këngës, valleve dhe ushqimit.

Shkolla "Foleja e Shqiponjave" ka një staf të përgatitur nga Shqipëria dhe Kosova me përvoje në mësimdhënie në Shqipëri, Kosovë si dhe në Kanada. Ky staf është i përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të pështatshëm

mësimdhënës. Këto cilësi dhe objektiva, e shtyjnë Folenë të ketë ambicjen e akreditimit të saj nga Ministria e Arsimit të Albertës.



Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page