Bashkohuni me ne: Shqip të mësojmë!

Ditën e dielë në orën 1 të mesditës, përfaqësues të këshillit të shoqatës Albanian Canadian Association of Calgary dhe përfaqësues të bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave" zhvilluan një takim online me Dr. Vaxhid Sejdiun, mësues me përvojë nga Zvicra. Ky takim miqësor u mundësua nga Dr Bejko në kuadër të përpjekjeve për të afruar sa më shumë fëmijë shqiptarë pranë shkollës shqipe këtu në Kalgari, por dhe për të shpërndarë frymën pozitive të bashkëpunimit dhe të dashamirësisë mes shqiptarëve kudo nëpër botë. Dr. Vaxhid Sejdiu ka një përvojë rreth 30 vjeçare si mësues i gjuhës shqipe në Zvicër. Që nga fillmijet e saj shkollat shqipe janë drejtuar nga lidhja e arsimtarëve dhe e prindërve shqiptarë LAPSH. Ky organizëm përbëhet nga mësuesit, të cilët kujdesen për anën pedagogjike dhe profesionale të mbarëvajtjes së shkollave shqipe në 26 kantone, ndërsa këshilli i prindërve ndihmon me anën organizative, informimin e prindërve shqiptarë, përhapjen e lajmit të mirë të pranisë së mësonjësve të gjuhës mëmë në zona të caktuara të Zvicrës. Rrjeti i shkollave shqipe funksionon normalisht duke bashkëpunuar edhe me ambasadën e Shqipërisë dhe ambasadën e Kosovës. Pyetjeve të mëesuese Zoica Dhamos se "kur zhvillohet mësimi dhe çfarë kurikule përdoret, Dr. Sejdiu u përgjigj si më poshtë:

"Ora mësimorë në këto shkolla zhvillohet nga dita e hënë deri të premte pas orës 3:15 të mbasdites dhe mësuesit shkojnë nga njëra shkolla te tjetra në ditë të caktuara. Zakonisht zhvillohen 2 orë mësimore prej 45 minutash secila. Vetëm që nga viti 2019, ekipi prindër-mësues i drejtuar nga Dr. Sejdiu kanë rregjistruar 253 nxënës të rinj, të cilët janë të grupuar në klasa të niveleve të ndryshme, nga klasa e pare deri në klasën e tetë. Nxënësve u mësohet gjuha shqipe sipas kurrikulës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në lëndët abetare dhe letërsi me shtojca mësimore në histori e gjeografi. Pas përfundimit të vitit shkollor nxënësit pajisen me një dëftesë ku nota e gjuhës shqipe vendoset edhe te dëftesa e shkollës zvicerane. Dr. Sejdiu theksoi një fakt interesant gjatë bisedës virtuale. Ai theksoi se është kënaqësi kur shohim sa mirë ndjehen fëmijët shqiptarë kur mblidhen bashkë, pa paragjykime, të barabartë mes të barabartëve sepse vijnë nga e njëjta kulturë, mentalitet dhe strukturë familjare ku flitet më së shumti shqip. Tani mbetet si detyrë, çfarë mund të bëjë komuniteti ynë shqiptar këtu në Kalgari për të afruar sa më shumë fëmijë te “Foleja e Shqiponjave”? A janë specifikat e njëjta në Kanada me ato në Zvicër? Cilat janë pengesat? KOmuniteti shqiptar në Kalgari ka forca të mobilizohet che të arrijë ta kthejë "Folenë e Shqiponjave" të bëhete vatra ku të mblidhen të gjithë fëmijët e moshës shkollore që kemi këtu në Kalgari. “Nuk ka identitet kombëtar pa gjuhën shqipe” theksoi kryetari i shoqatës Ilir Kuqi. A jemi të gatshëm ne si komunitet të shpërndajmë fjalën e mirë që shkolla shqipe pret bijtë e saj të mësojnë fjalën shqip? Pas këtij takimi përfaqësuesit e shoqatës dhe të bordit të shkollës ranë dakord që: 1.Duhet bërë lobim politik pranë provincës së Albertës në lidhje me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë trashëgimie të njohur nga kurrikula e Albertës, pra të njihet gjuha shqipe si lëndë (gjuhë e dytë) 2. Të organizohet një Këshill Prindëror i cili të marrë përsipër anën organizative dhe informuese për veprimtarinë e shkollës shqipe. 3. Të mirëpritet fjala dhe sugjerimet e më të moshuarve në komunitet për të vazhduar ruajtjen e gjuhës shqipe.

Shoqata “Albanian Canadian Association of Calgary” dhe bordi i shkollës “Foleja e Shqiponjave” mirëpret këshillat e bashkëkombasve të vet dhe e konsideron të hapur këtë kuvend për të pleqëruar këtë temë shumë të rëndësishme për identitetin kombëtar.



Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic