top of page

Duke u përgatitur për vitin e ri shkollor 2021-2022

Ditë e dielë të datës 8 gust 2021, u mblodh bordi i mësueseve të shkollës "Foleja e Shqiponjave" Kalgari, Kanada dhe u diskutua si më poshtë:

1) Pagesa mujore e shkollës të jetë 40 dollarë. Në rast së mblidhen nga "gofundme" shuma e kërkuar, pagesa prej 40 dollarësh do i kthehet prindërve dhe do kalojë falas për të gjithë.

Në rast se:

a) nuk gjejme ambjent (për shkak të kufizimeve qe mund te vijne si shkak i pandemisë

apo, b) nese shkolla kalon online për të gjithë, edhe për shkollen Shqipe mësimi do kalojë online gjithashtu.


2) Synimi është që të hapen dy klasa: Klasa e Yllkave te moshës 4-8 vjec (deri tani 16 fëmijë) dhe klasa e Shqiponjave 9-11, 12 vjeçarë (deri tani 12 fëmijë)

4)Risi për kete vit do jete Klubi i valleve me femije te moshës 12-13 vjec i cili do mbeshtet nga profesore Adriana, gjithashtu dhe nga nje zonjë valltare. Ky klub perveç së do të ndihmojë femijet në njohjen e këngëve e valleve popullore, por do njihet me traditat, heronjtë etj dhe ata që ndikuan në historine e vendit. Gjithcka në shqip.

5) Nga shoqata "Albanian-Canadian Association of Calgary" kërkohet që të miratohet buxheti që do ketë shkolla për materiale mësimore, Klasa e yllkave do kete edhe femije te moshës parashkollore 4-5 vjecare qe përbejne gati 8 fëmijë. Për këtë arsye në vend të bankave (ku vogëlushët nuk mund të qëndrojnë dot për një kohë të gjatë) do na duhen shtroje (mats) dhe lodra për te stimuluar nje ambjent te ngrohte për ta. Komunikimi me femijet për lojrat qe do zhvillohen do behet kryesisht në gjuhën shqipe dhe mbas mesimit do u dergohet e-mail prinderve ku do u shpjegohet së çfare mesuan femijet ate dite, cfare fjalori, strukture gramatikere etj, cfare prindi mund të diskutojë me fëmijën gjatë javës në menyrë që mos harrojë ato që mësoi te "Foleja e Shqiponjave". Materiale për projekte te ndryshme si flete te bardha, flete me ngjyra (construction paper), bojra, lapsa, stilolapsa. Librat do jene në formatin pdf dhe do dergohen me e-mail.

6) Nderkohë që nënat (pergjithesisht) presin për femiejt e tyre mund te organizohen bashke në Klube te tilla si "Punime me Grep", "Punime me Shtiza", mund të ndihmojnë grupin e valleve e çfaredo lloj aktiviteti tjeter që të shresojme mund te organizohen nga komuniteti ynë. Bordi i shoqatës do të mblidhet ditën e premte datë 13 gusht për të diskutuar dhe miratuar kërkesat e bordit të shkollës, Bordi i shkollës si dhe vete shoqata jonë mirëpresin këshilla, sugjerime apo bashkëpunime nga komuniteti ynë në Kalgari apo bashkëkombasit tanë kudo që ndodhen. Sapo te miratohet ky plan nga shoqara "Albanian-Canadian Association of Calgary" do njoftohen nëpërmjet adresës elektronike ose telefonit prindërit e fëmijëve të rregjistruar te shkolla.

Shkruajti artikullin: Danjela Lumani Bregasi




コメント


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page