top of page

"Equity Health Services" dhe sipërmarrësi I suksesshëm Art Agolli




Z Agolli është një nga sipërmarrësit e suksesshëm shqiptar, i cili përqëndron sipërmarrjen e tij më të fundit në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të diagnostifikimit dhe testimit. Ai është themeluesi dhe drejtuesi i Equity Health Services. Në rast se do ju duhet të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe ju duhet rezultati i testit të COVID-it, apo në situata të tjera të ngjashme, Equity Health Services ofron për të gjithë shqiptarët kryerjen e testit me 60$ në vend të çmimit zyrtar prej 175$.



Për t'u njohur me bashkëatdhetarët tanë e për sukseset e tyre në sipërmarrje, Albanian-Canadian of Calgary vendosi të përkthejë artikullin nga National Post ku flitet shkurtimisht për filozofinë e sipërmarrjeve të z. Art Agolli si dhe të arsyeve pse vendosi të përqëndrohet te fusha e teknologjisë së diagnostifikimit dhe testimit.



Sipërmarrësi serial Art Agolli do t'i dëshmojë botës se burimet e Albertës shtrihen përtej sektorit të energjisë. Sot misioni i themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të “Equity Health Services” është të shfrytëzojë burimet e teknologjisë dhe talentit të Albertës për të krijuar një industri të diagnostifikimit dhe testimit të kujdesit shëndetësor të klasit botëror.


Agolli ka një histori të gjatë në fushën e sipërmarrjeve si këshilltar, investitor kryesor, konsulent dhe CEO. Para “Equity Health Services”, ai ishte bashkëthemeluesi i Bankers Petroleum i cili u ble nga një grup ndërkombëtar për 576 milion dollarë në 2016 dhe vazhdon të operojë fusha më e madhe e naftës në Evropë.

Ndërsa dikush mund ta konsiderojë kujdesin shëndetësor shumë larg nga fusha e energjisë, ai tregon se filli i përbashkët është fuqia e sipërmarrjes për të zbuluar procese që përshpejtojnë zgjidhjet e problemeve. Tani për tani, ai problem është një sistem i mbingarkuar i shëndetit publik që përpiqet të mbajë ritmin me një sfidë të paparë.


"Gjetja e zgjidhjeve për problemet është detyra e sipërmarrësve", thotë ai. “Nëse i referohemi Bill Gates, shohim se si ai ndërtoi pasurinë e tij duke zhvillimuar programet kompjuterike dhe tani po vë në dispozicion talentet e tij për të shpëtuar botën nga sëmundjet vdekjeprurëse.”


“Ky problem ka qenë para pandemisë në Alberta” thekson z.Agolli. “Alberta ishte e izoluar përsa i përket marketingut të burimeve natyrore. E njëjta gjë ndodhi me diagnostikimin. Pajisjet dhe platformat diagnostike e kanë bazën të gjitha në SH.B.A. ashtu si dhe rafineritë. Në të dyja rastet ne kishim ngelur pa një alternativë tjetër furnizimi.

Ajo që Albertanët në sektorin e energjisë dinë të bëjnë më së miri është se janë në gjendje të blejnë nga e gjithë bota, shpejt dhe me efikasitet, shton ai. “Equity Health Services” bëri pjesën e saj në fazat e hershme të pandemisë, duke kërkuar në gjithë globin për pajisje personale mbrojtëse (PPE) cilësore të cilat do t’i shërbenin nevojave Kanadeze si dhe juridiksioneve të tjera të tilla si Australia. "Ne ishim në gjendje të krijonim një rrjet cilësor në mënyrë për të shpërndarë dhjetëra miliona pajisje mbrotjëse personale (PPE),” tha ai.


Hapi tjetër ishte vendosja e një metodologjie për testimin. "Laboratorët e Shërbimeve Shëndetësore Alberta në Calgary janë ndër më të mirët në vend, por po bënin zero test në fillim", shpjegon ai. “Pasi vura re diçka të tillë kontaktova Seegene Inc, kompaninë më të madhe diagnostike në Kore. Seegene kishte investuar në teknologji gjatë shpërthimeve të mëparshme epidemike dhe mundi të na garantonte këto pajisje për një çmim të arsyeshëm.

“Në një projekt të fundit, ata mobilizuan një laborator testimi dhe diagnostikimi në Bahamas për dy javë. "Si rezultat, Bahamas kaloi nga detyrimi për të dërguar mostra në SH.B.A. që çonin në vonesa të gjata dhe shpenzime të tepruara, në të qenit i pavarur në këtë aspekt. Ne kemi planifikuar të bëjmë më shumë në rajone të tjera, por tani përqendrimi ynë kryesor është në Alberta.

“Ndërsa biznesi i tij rritet, Agolli ka një vizion madhështor se ku mund ta çojë e gjithë kjo nismë. “Ka kaq shumë derivate të mundshme. Unë shoh një të ardhme ku rezultatet e testeve mund të bëhen brenda dy orëve në shtëpi. Nëse mund të bashkëpunojmë me sektorin publik për të zhvilluar këto teknologji në mënyrë që ta realizojmë, njerëzit nuk do të duhet të qëndrojnë në rradhë për një test të thjeshtë. Eliminimi i këtyre vonesave do të thotë që pacientët mund të kenë qasje më të shpejtë në shërbimet e kujdesit shëndetësor, nga trajtimet e kancerit deri te operacionet. Pandemia na ka treguar të gjithëve ne se duhet të jemi më efikas në mënyrën e ofrimit të shërbimeve.


Danjela Lumani Bregasi

Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page