top of page

Foleja e Shqiponjave drejt përgatitjes

Ditën e hënë u mblodh Kryesia e shoqatës "Albanian Canadian Association of Calgary" dhe bordi i shkollës "Foleja e Shqiponjave". Ky takim u përqendrua në rihapjen e shkollës "Foleja e Shqiponjave" e cila u detyrua t'i mbyllë dyert e saj që në mesin e marsit të vitit të kaluar për shkak të situatës së pandemisë dhe karantinimit të detyruar. Duke parë interesimin e shumë familjeve shqiptare si dhe dëshirën e komunitetit për të përcjellë te trashëgimtarët e tyre gjuhën, kulturën, traditat dhe historinë e të parëve tanë, u diskutua hapja sa më shpejt e shkollës. Por pasi u analizua situata u ra dakord që shkolla të hapet në shtator. Gjatë kësaj periudhe stafi pedagogjik me në krye Dr Adriana Bejko do të merret me përgatitjen e programit mësimor i cili do i përshtatet mësimdhënies online si dhe me përgatitjen e platformës ose mund të sigurohet nga një palë e tretë e cila është e specializuar në këtë fushë.

Për të siguruar cilësinë e mësimdhënies, do të hapen tre klasa, tre nivele përkatësisht të moshave:

5-6 vjeç ora mësimore e të cilëve do të jetë 60 minuta.

7-9 vjeç ora mësimore do të jetë 90 minuta.

10-13 vjeç, ora mësimorë e të cilëve do të jetë 120 minuta.

Mësimi do të zhvillohet ditën e shtunë nga ora 4:00 pm - 6:00 pm.

Për t'i qëndruar misionit dhe mesazhit domethënës që përcjell mësimi i gjuhës shqipe si dhe për të afruar sa më shumë fëmijë pranë saj, "Foleja e Shqiponjave" do të ofrojë mësimin online pa pagesë. Ndërkohë për të gjithë ata që e shohin si domosdoshmëri ruajtjen e vlerave kombëtare nëpëmjet mësimit të gjuhës amtare, shoqata e cila menaxhon dhe administron buxhetin e shkollës, njofton se së shpejti do hapë një llogari në facebook, ku mund të bëhen donacione të cilat do i kalojnë buxhetit të shkollës për materiale mësimore, blerjen e platformës, pagesat e mësueseve.

Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page