top of page

Ftojmë komunitetin në Kalgari të marrë pjesë


"Albanian-Canadian Association of Calgary" lajmëron komunitetin se në datën 3 prill 2022, ditë e diel, ora 3pm-5pm zhvillon mbledhjen për anëtaresimet pranë bordit të shoqatës si dhe për të zgjedhur kryesinë e saj.

Bordi I shoqatës fton komunitetin pranë ambjenteve ku zhvillohet edhe mësimi I shkollës shqipe në adresën:

1 Tamarac Cres SW, Calgary AB T3C 3B7 për t'u bërë pjesë e një grupi entuziast, i apasionuar pas vlerave tona kombëtare, historike, artdashëse e mbi të gjitha nje grupi i cili ka dëshirën e mirë të përcjellë solidaritet, bashkëpunim dhe mirënjohje ndaj gjithkujt që në një mënyrë ose një tjetër bëhet pjesë e komunitetit dhe shoqatës tonë shqiptaro-kanadeze. Ne ftojmë gjithsecilin prej jush që ka ide, projekte, pikësynime, dëshira, kritika apo shqetësime që t'i bashkohet mbledhjes dhe të diskutojmë bashkarisht se si të sjellim më të mirën mes nesh. Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkoni sqarim të mëtejshëm, ju lutemi mos hezitoni të na shkruani me email te : info@albcanyyc.org ose me mesazh te faqja e shoqatës tonë në Facebook apo Instagram: "Albanian-Canadian Association of Calgary"












Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page