top of page

Gjithçka duhet të dinë mërgimtarët për zgjedhjet në Kosovë



Në datën 14 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Periudha e aplikimit për regjistrimin përmes postës për zgjedhjet në Kosovë është nga 13 janar deri më 24 janar, ndërsa periudha e votimit përmes postës është nga 2 - 12 shkurt, Gjatë mbledhjes të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të zhvilluar së fundmi u vendos për mënyrën e aplikimit të mërgimtarëve për të votuar, të cilën e gjeni si mëposhtë:


Publikohet formulari për regjistrim si votues jashtë vendit



Formularët e aplikimit mund t'i gjenj në faqen e KQZ-së përmes këtyre vegëzave:


Formulari i parë:

https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-I-.pdf


Formulari i dytë:

https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-II.pdf


Formularin e PARË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani te gjithë ju që KENI SHTETËSI të Kosovës dhe keni dokumente të vlefshme si:

1. Pasaportë

2. Leternjoftim

3. Patent Shoferi.

Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.


ovpp@kqz-ks.org

ogpp@kqz-ks.org


Kujdes! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshëme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.


Formularin e DYTË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani të gjithë ju që nuk keni shtetësi të Kosovës por që keni të drejtë për shtetësi.

Bashkangjiteni në aplikim dokumente të vlefshme të identitetin tuaj të vendit ku jetoni si:

1. Pasaportë

2. Leternjoftim

3. Patent Shoferi


Gjithashu,

aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:


NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:


Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.


NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:


Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë


Pasi t'i kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim dërgoni në e-mail adresat e KQZ-së.


ovpp@kqz-ks.org

ogpp@kqz-ks.org


Mos harroni aplikimet pranohet deri me 21 janar në ora 18:00.


Njoftojmë të gjithë bashkëkombasit shqiptarë të cilët kanë të drejtën e votës në Kosovë që të kontaktojnë Z. Debatik Cermjani në numrin e tij të telefonie: 403-9185552 për çdo petje aso paqartësi.

Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page