top of page

I mirënjohuri Aleks Xhelili Fton Diasporën





Ju kujtohet përshëndetja me një këngë popullore kolonjare që na erdhi nga Erseka?

Ajo quhet Grejsi, dhe është vetëm 14 vjeçe dhe kishte dëshirë të përshëndeste pothuajse -bashkëmoshatarët e saj te shkollës shqipe në Kalgari “Foleja e Shqiponjave” me këngën popullore "Ç'lozin Dy të Bukura, të Dyja si Flutura". Grejsi jeton, studion dhe ndjek pasionin e saj për këngën popullore në qytetin e Ersekës, një qytet i vogel në juglindje të Shqipërisë, shumë afër me Korçën. Por jetesa në këtë qytet të vogël nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e saj, të punojë fort dhe të ndjekë me përpikmëri udhëzimet e profesor Aleks Xhelilit. Profesor Aleks Xhelili, një nga klarinetistët më të njohur në Shqipëri por dhe jashtë kufirit, pavarësisht famës dhe angazhimeve të tjera, nuk stepet para këtij zotimi: Të trashëgojë te brezat e rinj tabanin muzikës popullore. Nuk e kanë penguar as angazhimet e shumta profesionale, por as pengesat e tilla si ato financiare apo materialet jo te mjaftueshme në klasat e Qëndrës Kulturore të Ersekës për të realizuar orë sa më cilësore mësimore me talentet e reja dhe premtuese të qytetit. Pyetja është: Si mund të ndihmojë diaspora që këto talente të ndjehen sa më të mbështetura e të motivuara që të vazhdojnë të ruajnë trashëgiminë tonë kultore në muzikën popullore?


Fillimisht le të mësojmë kush është Aleks Xhelili dhe lidhja e tij me artin, jetën artistike dhe rrugëtimi drejt mbështetjes se pakushtëzuar ndaj të rinjve të talentuar në muzikë.


Aleks Xhelili është një instrumentist i njohur në Shqipëri. Instrumenti i tij kryesor eshte klarineta, por ai luan edhe saksofon, piano, dhe fizarmonike. Pasi mbaroi studimet ne Institutin e Larte të Arteve, Aleksi filloi të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që promovonin kulturën dhe folklorin e Shqipërisë. Karriera e tij muzikore ka qenë gjithmonë e ndarë midis dy botëve, asaj të muzikës klasike dhe tradicionale. Profesor Aleksi ka marre pjesë në shumë festivale e konkurse kombëtare e ndërkombetare ku është vlerësuar me çmime. Së fundmi ai u vlerèsua me çmimin e parë "Selim Leskoviku" në festivalin Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore, 2020. Pasioni dhe përkushtimi ndaj muzikës e transmetimit te dijes, ka dhënë si rezultat një grup të konsiderueshëm studentësh që Aleksi ka transmetuar përvojën e tij shumë-vjeçare. Gjithashtu, atij i është akorduar titulli "Qytetar Nderi" i Kolonjës, si promovues i vlerave e traditave kulturore të vendlindjes.

Links Facebook Aleks Xhelili dhe Sazet...

Aleks Xhelili ka mare disa çmime Kombetare dhe Nderkombetare ku me Kryesoret janë:

1-Virtuozi i Festivalit Folklorik Kombetar në Gjirokaster. Dhjetra çmime të para e të dyta në Takimet Kombëtare. Pjesmarja në Festivalet Ndërkombëtare në Hollandë, Francë (në Bordo, në Lion), Paris, Normandi, Itali, Spanjë (Barcelonë, Madrid, Palma de Majorka) Portugali (Figuera da Foz, Lisbone,) Çikago, Michigan, New Jersy.

Aleks Xhelili është vlerësuar nga Shoqata "Kolonja" ne Michigan "Nderi i Shoqates Kolonja", ne Turqi (Stamboll, Antalia, Izmir, Samsun) Dhe shume festime me Shoqaten Vatra te Stambollit qe drejtohet nga Kolonjaret e Okmejdanit, ne Greqi, në Gjermani, Maqedoni e Veriut.

Aktualisht punon në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në Korçë ku drejton klasën e Klarinetës por pa lenë pas dore "Sazet e Kolonjes" nje formacion tipik popullor shqiptar i vendlindjes dhe ndihmon në aktivitetet e Qendrës kulturore të fëmijëve në Ersekë.

Qendra kulturore e Femijëve në Ersekë ka nevojë per një mbështetje të mirëfilltë per këta fëmijë të talentuar. Si për shembull instalimin e një qendre zëri që fëmijët të orgonizojnë Koncertet. Qëndra Kulturore e Ersekë ka nevojë gjtihashtu për instrumenta: fisarmonika , piano elektrike, kitara, mandolina, violina.

Qëndra Kulturore e Fëmijëve në Erseke ka nën kujdesin e saj të gjithë femijët e talentuar të zonës së Kolonjës, në veçanti ata të Ersekës. Ata vijnë në këtë qendër për të mësuar instrumenta të ndryshme muzikore apo për të mësuar dhe praktikuar këngët popullore dhe janë vazhdimësia e traditës. Ata do të jenë trashëgimtarët, dëshmia e gjallë që vlerat tona muzikore, traditat dhe tabani muzikor do I mbijetojnë çdo lloj trysnie të jashtme të trendeve muzikore. Nëse duam që këto vlera të ruhen, duhet t’i mbështesim, motivojmë. Dhe unë Aleks Xhelili jam I besimit të plotë që diaspora mund të japë ndihmesën e vet në ruajtjen e kësaj trashëgimie. E ftoj diasporën të ndikojë duke kontribuar financiarisht veçanërisht te Qëndra Kulturore e Fëmijëve Ersekë, që kjo qendër te ketë mundësi më të mira në promovimin e talenteve të saj për shembull duke realizuar edhe albume me këngë të talenteve tanë siç është Greisi Tafili. Nëse ju i nderuar lexues do dëshironit të jepni kontributin tuaj, mund të kontaktoni profesor Aleks Xhelilin në faqen e tij në Facebook: https://www.facebook.com/aleks.xhelili.7/about

Intervistoi: Danjela Lumani Bregasi

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page