top of page

Investoni sot në portrete familjare dhe shijojeni përgjatë gjithë jetës!

Në qytetin tonë, Calgary, çfare na gezon dhe na mbush me optimizem e ndjenja pozitive, është numri në rritje i grave shqiptare që krijojnë e drejtojnë bizneset e tyre. Këtë herë do ju prezantojmë me Marsela Kola, shumë krijuese dhe e apasionuar pas fotografisë. Ajo ka krijuar dhe drejton studion e saj “Naturela Photography”, Boutique Foto Studio, prej rreth 3 vjetesh.

“Naturela Photography” ofron sherbim fotografik të plotë: që nga konsultimi me klientet dhe këshillat në përgatitjen për fotot, te përvoja e mrekullueshme gjatë fotografimit, e deri në sigurimin e produkteve përfundimtare të zgjedhura prej jush, fotove tuaja ne formën e nje arti te bukur, gati për t’u vendosur në muret e shtëpisë suaj per t’u shijuar në çdo moment! Marsela rishtazi organizoi “Studio te Hapur”- një ekspozite të disa prej punimeve të saj te shpalosura me anë produktesh të shumëllojshme. Kjo veprimtari u zhvillua me një numër të reduktuar të ftuarish për shkak të kufizimeve të Covidit. Marsela është e specializuar në fotografimin e fëmijëve të vegjël, familjeve, brezave të ndryshëm, maturanteve, çifteve; Ajo kap momentet e vecanta dhe buzeqeshjet e sinqerta në foto, dhe krijon art të mrekullueshem fotografik për shtëpite e klienteve, duke perdorur materialet më cilësore që i rezistojnë kohes e që shpalosin më së miri bukurinë e imazheve.

Arti i mrekullueshem që Marsela krijon, sjell gëzim pa fund te familjet në çdo çast e bëhet objekt i komplimenteve dhe bisedave të këndshme me miqte e të afërmit e tyre. Kur vendosni të krijoni dicka te veçantë, të bukur, artistike me fotot e njerezve tuaj me te dashur, mendojeni si nje investim, pasi keto behen gjithnje e me te vlefshme, sa me shume kalon koha. Investoni sot – shijoni nga mot!

Naturela Photography ofron “Gift Certificates”, dhurata më e përkryer për këdo e për çdo rast! Një mundësi e arte për gjyshërit, bashkeshortët, familjet, fëmijët maturante, miqte e shokët! Përveç gift card bazike që përfshin çmimin e kohes së fotografimit dhe një dhuratë foto-ornament, blerësi ka mundesi ta ndryshoje kart-dhuraten sipas nevojës dhe dëshires duke I shtuar edhe ndonjë produkt të caktuar. Gift Card I jepet bleresit e paketuar bukur e gati per t’u dhuruar. Jepuni te dashurve tuaj dhuraten e Kujtimeve! Telefononi për më shumë detaje. Marsela deshiron t’ju shërbejë sa më mirë për nevojat tuaja fotografike, me dhuratat më kuptimplotë për të dashurit tuaj!

Naturela Photography – Marsela Kola: 403 826 8948 Mund te shikoni punën e Marseles në faqen e saj të facebook:

Redaktoi dhe përpunoi informacionin: Danjela Lumani Bregasi


댓글


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page