top of page

Kur do të ngrihet flamuri në Kalgari?


Eshtë viti i tretë ky që komuniteti shqiptar në Kalgari do të dëshironte të mblidhej e të festonte një nga momentet më të rëndësishme pë identitetin kombëtar siç është ngritja e flamurit. Shkak i pamundësisë për të festuar së bashku është bërë pandemia dhe kufizimet, por shpresojmë që ky të jetë viti i fundit që po përballemi me një situatë të tillë. Megjithatë meqënëse dëshira për mos e lenë në hije këtë datë të rëndësishme nuk mungon, komunitetin e pret një bashkim i gëzueshëm mes nesh.


Pas aplikimit pranë bashkisë së Kalgarit, bordi i shoqatës mori përgjigjen pozitive: Flamuri ynë do të ngrihet në sheshin e bashkisë (Municipal Plaza at City Hall) në datën 28 Nëntor 2021. Grumbullimi do të bëhet nga ora 11am-12pm, ndërsa ngritja e flamurit do të bëhet në orën 11:30am. Do të lejohet të valëvitet deri në perëndim të diellit të asaj dite. Duke shpresuar që nuk do të ketë ndonjë ndryshim për shkak të zhvillimeve të pandemisë, urojmë të takohemi atje, të gëzojmë e me dinjitet e krenari të përfaqësojmë veten tonë.


Ju kujtojmë se Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar.

Shkruajti artikullin: Danjela Lumani Bregasi


Коментарі


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page