top of page

Le ta bëjmë të paharrueshëm këtë 110 vjetor të Pavarësisë!


Në daten 3.10.2022 u mbajt mbledhja virtuale e bordit te shoqates “Albanian-Canadian Association of Calgary” e cila kishte si temë kryesore dite: “Nisja e Përgatitjes për Festën e Pavarësisë”.

Bëjmë me dije komunitetin se festa e Pavarësisë do të zhvillohet në “Rajveer Banket Hall” në datën 3 dhjetor, 2022 dhe të ftuar në fushën e muzikës do të jenë: Arbërie Hadërgjonaj dhe Ylli Baka. Pas një periudhe pothuasje tre vjeçare pa festuar këtë festë të rëndësishme për shqiptarizmin, më në fund do mblidhemi për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë. Nga postimet, mesazhet dhe kontaktet me pjestarë të komunitetit, janë marrë reagime positive dhe entuziaste në lidhje me zgjedhjen e këngëtarëve. Për të patur një organizim sa më dinjitoz dhe të suksesshëm të festës, anëtarët e shoqatës theksuan se duhet të përqëndrohen në çështje si më poshtë:

  • Krijimin e një programi për shfaqjen, rend të foluri, vallet e fëmijëve dhe muzikës.

  • Krijimi i një atmosphere festive sa i përket muzikës por edhe ushqimit.

  • Angazhimin e sa më shumë vullnetarëve nga komuniteti ku të bëhet një ndarje detyrash në mënyrë që kjo festë të na prezantojë dënjësisht si brenda komunitetit po ashtu edhe në rrethe të tjera.

  • Kujtojmë komunitetin që për të arritur objektivin kryesor të shoqatës përveçse mbështjetjen e përhershme të shkollë shqipe "Foleja e Shqiponjave", shoqata do të dëshironte të realizonte edhe blerjen e Shtëpisë së Shqiptarit dhe kjo mund të arrihet duke rritur numrin e anëtarësimeve në shoqatë.

Shoqata dëshiron që të ketë një pjesmarrje sa më të gjerë të komunitetit tonë si në Kalgari po ashtu edhe rrethinat e saj, ndaj për këtë arsye shoqata është e hapur ndaj sponsorizimeve të biznesmenëve shqiptarë por edhe të kombësive të tjera që do të dëshironin të reklamoheshin te festa jonë. Një nismë e tillë do na mundësonte një tarifë të kënaqshme bilete për të gjithë bashkëatdhetarët tanë.


Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page