Mёsuesja, Migjeni dhe Luli i Vocёrr

“Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i falte tollumbat e veta, qe kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocerr kanë me e hanger mësuesin.”
Ishte viti 1962. Njё vajzё e vogёl pёrgatitet tё fillojё klasёn e dytё fillore nё njё qytet verior. Nga dashuria pёr mёsuesen, mёson njё poezi pёr mёsuesen tё shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe zgjidhet tё marrё pjesё nё koncertin e 1 Shtatorit, ditёs sё parё tё shkollёs. Shumё e lumtur, mezi pret tё tregojё dashurinё e saj pёr mёsuesen.
Gjatё ditёve tё gushtit, me fustanin veror (pa mangё) bёn prova me mёsuesen e re tё klasёs sё dytё, e cila e pёlqen shumё recitimin e saj. Vajza e vogёl e rritur nё njё familje me tre fёmijё dhe me prindёr me rroga tё vogla por me shumё tradita dhe dashuri pёr dijen dhe arsimin mezi pret ditёn e parё tё shkollёs pёr tё bёrё krenare mёsuesen e saj duke i dedikuar poezinё e Siliqit. Atё ditё vajza e vogёl pёson dhimbjen tё madhe, qё do tё pёrcaktojё rrjedhёn e gjithё jetёs sё saj. Pёrparesja e zezё, e vjetёruar dhe me arnat tek bёrrylat qё nana ia kishte qendisё qё tё dukeshin sa mё mirё, e kishte gjithё “fajin”...
Mёsuesja e zemёruar nga arnat e vajzёs s vogёl e heq vogёlushen nga shfaqja sapo ia sheh bёrrylat me arna. Vajza e vogёl, me sytё dhe zemrёn e vogёl qё i lotonin, ulet nё njё qoshe tё oborrit tё shkollёs dhe pёrpiqet tё krahasojё pёrparёsen e saj me arna me opingat me gojёn e hapur tё Lulit tё Migjenit...
Por ka njё ndryshim tё madh- MESUESIT tё Lulit tё Vocёrr i dhemb zemra pёr nxёnesin e tij - “Po, po, tollumbat e Lulit tё Vocёrr kanё me e hangёr mёsuesin.”, kurse mёsuesja e saj e klasёs sё dytё po e dёnon nxёnesen e vogёl, pёr tё vetmin “faj” se e ka pёrparsen me arna!!!!!
Ato arna tё mallkuara e ndjekin vajzёn e vogёl edhe kur ulet nё bankёn e parё nё klasёn e re nё fund tё koridorit. Ajo zgjedh bankёn e rrjeshtit tё parё pёr tё treguar zellin pёr tё mёsuar, por edhe pse nuk e sheh mirё dёrrasёn e zezё kur ёshtё larg (mё vonё vajza diagnostikohet si miope dhe mban syze pёr gjithё jetёn). Mёsuesja e zemёruar me arnat e vajzёs, e ҫon atё nё bankёn e fundit dhe nuk shqetёsohet pёr lutjet e vajzёs me lot ndёr sy. Vit shumё i vёshtirё klasa e dytё pёr vogёlushen qё nuk guxon t’u thotё prindёrve asgjё, pasi ka frikё se do t’i lendojё (pasi baba sapo ishte pёrjashtuar nga Partia dhe punonte murator, ndaj dhe nuk kishin mundёsi me ble pёrparёse tё re pёr atё vit).
Ah, ato arnat e mallkuara! Po kjo mёsuesja ime pse nuk asht si Migjeni qё e donte Lulin e Vocёrr edhe me opingat qё kishin hapur gojёn si me dashtё me e hangёr mёsuesin? Vriste mendjen vogёlushja.
Ḗshtё pikёrisht kjo arsyeja qё e ban vajzёn e vogёl t’i bёjё vehtes betimin solemn: Kur tё rritem unё do tё bahem mёsuese, jo si kjo mёsuesja qё tё dёnon pse ke arna, por mёsuese si Migjeni, qё i kushton jetёn nxanёsve te tij me “arna” dhe ajo vjaza e vogёl bёn bilancin 60 vjet mbas premtimit solemn:
Ajo e ka mbajtur fjalёn, ёshtё bёrё MESUESE si Migjeni, Mesuese e fёmijёve me "arna", nё tre kontinente dhe shumё shtete tё botёs! Dhe kjo ia ka mbushur jetёn plot nё 46 vite si mёsuese, pedagoge, shkencёtare e didaktikёs. Ajo u ёshtё mirenjohёse nxёnёsve me "arna" qё ia mbushin jetёn me gёzim dhe shpresё pёr tё ardhmen!
Miq tё nderuar, tani e dini pse tё qenit MESUES ёshtё privilegj i madh, dhe ju m’a keni dhёnё kёtё privilegj pёr 46 vjet……….dhe unё shpresoj se e kam mbajtur premtimin solemn qё mora me 1 Shtator 1962, me pёrparesen time me arna. Ju paҫa me nder dhe faqe tё bardhё!
Mëesuese përjetë
Adriana Bejko