top of page

Mbledhja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Kalgari



Në datën 8 prill u mbajt mbledhja e parë e bordit të shoqatës “Albanian-Canadian Association of Calgary”, ku morën pjesë të gjithë 9 anëtarët e saj: Arshimi, Denisi, Danjela, Mimoza, Bledi, Marigona, Julia, Ledio dhe Inda. Mbledhja nisi në orën 6:40 dhe përfundoi në orën 8 të darkës.

Shënimet mbi axhendën e mbledhjes u mbajtën nga Inda Piroli.


Mbledhjen e hapi kryetari I bordit, Bledi Elshani, I cili vuri theksin mbi rëndësinë e pjesmarrjes në mbledhje, dhe në rast të pamundësisë të ndonjërit prej anëtarëve për të marrë pjesë në më shumë se tre herë, sugjerohet që t’I japë mundësinë një anëtari të ri të bëhet pjesë e shoqatës dhe të kontribuojë në të. Ai shtoi se vleresohet shume vullneti dhe vullnetarizmi, por gjithashtu respektohet dhe pamundësia për të kontribuar për shkaqe personale apo profesionale.

Më pas Mimoza Luzha Fetiu bëri një pasqyrë të të ardhurave të shoqatës të detajuara sipas tabelës më poshtë:

Totali: 43,026 CAD

Shoqata: 29,357 CAD

Shkolla Shqipe: 8,768 CAD

Anëtarësimi: 4,490 CAD

Ajo çka u pa interesante dhe u aprovua njëzëri ishtë krijimi i një DATABAZE për shqiptarët në Kalgari.

Grupi në krye të këtij qëllimi përbëhet nga katër anëtarë: Julia, Ledio, Marigona dhe Inda, se bashku me mbështetjen e Mimozës dhe Denisit. Kjo Databazë do shërbeje si pikë referuese për aktivitete, për të kërkuar fonde nga organizata jo fitim prurëse, apo qeveria si dhe për të nisur me hapin e parë drejt njohjes së shqipes si gjuha e trashëgimisë.

Aktivitetet që mendohen të realizohen për vitin 2022 janë:

- Turnamenti i Pokerit i cili mendohet të organizohet në muajin maj.

- Aktivitet per ndergjegjesimin mbi shendetin mendor

- Festa e Fëmijëve e cila do të mbahet në datën 25 qershor.

- Turnamenti i Futbollit, i cili mendohet të organizohet në muajin qershor dhe u aprovua unanimisht që kupa të mbajë emrin “Nik’s Cup”

- Turnamenti i Golfit do mbahet në muajt korrik ose shtator.

- Festa e Pavaresise, e cila do të organizohet në muajin nëntor.


Mbledhja u mbyll pasi u vendos njezëri që është e nevojshme mbajtja e një mbledhje të dytë rreth fundit të muajit prill ose fillimit të muajit maj. MBledhja u mbyll me sukses nga kryetari z. Bledi me dëshirën e mirë që pjesmarrja të jetë pô kaq aktive dhe plot ide edhe në mbledhjet pasardhëse.


-

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page