MIRDITA eshte skuadra fituese e kampionatit te futbollit "Kupa e Shqiptarit - Kupa e Nikit"

Komuniteti Shqiptar ne Calgary ka organizuar kampionatin e III-te te futbollit, Kupa e Shqiptarit kete te Diele, me daten 3 Korrik 2022 ne Chestermere te Albertes. Per nder te Kreshnik Cermjanit dhe si shenje kujtimi per perfshirjen e tij ne FC Albania dhe kampionatet e mehershme, ky aktivitet kete vit eshte quajtur “Kupa e Nikit”.
Para hapjes se aktivitetit, presidenti i shoqates, Bledi Elshani, mbajti nje fjalim te shkurter ku i falenderoj te gjitha skuadrat pjesemarrese dhe ju uroj suksese te gjitheve per nje aktivitet sa me argetues.
Dy skuadrat finaliste ishin Mirdita dhe Dardania, ku fituese doli skuadra e Mirdites me rezultatin 6:2. Ishte hera e trete qe Mirdita arrin ne finale dhe kesaj radhe ishte me me shume fat se sa hereve tjera.
Djemte e Mirdites e donin fitoren me cdo kusht kesaj radhe, jo vetem sepse ishte hera e trete qe arriten ne finale, por sepse kishin nje lidhje te vecante me Kreshnikin dhe duke fituar kupen qe mbante emrin e tij, ata e ndjenin qe nderonin dhe kujtimin per te. Mirdita poashtu kishte edhe gol-shenuesin me te mire te kampionatit ne mesin e saj, Besart Hoxha, i cili shenoj 7-te gola, duke shenuar tre gola (hattrick) ne finalen e madhe.

Gjelosh Pjetracaj, nje veteran i futbollit ne Calgary, i cili ishte pjese e skuadres se Dardanise, fitoj trofeun e futbollistit me te mire te kampionatit “Player of the Tournament”.

Gjithashtu, ky aktivitet ishte nje mundesi e mire per te rritur numrin e anetaresise se shoqates dhe per te festuar e gezuar se bashku.
Nje falenderim i madh shkon per te gjithe vullnetaret qe gjeten kohe dhe na ndihmuan ne organizimin e ketij aktiviteti: Amarildo Topalli, Mevlud Sinani, Gezim Ugzmaili, Debatik Cermjani, Saimir Budo dhe Ilir Kuqi.
Shoqata jone e shfrytezoj kete aktivitet si nje mundesi per te mbledh fonde per shkollen shqipe dhe ne arrtem qe t’i mbledhim mbi $1100 te cilat do ndihmojne ne vijimesine e klasave shqipe per femijet shqiptare ne Calgary.
Pas tre vitesh pauze, si pasoje e masave te qeverise se Albertes ndaj COVID-it, mund te thuhet se Kupa e Shqiptarit ka rifilluar me shume sukses.
Mirupafshim ne aktivitetin e radhes, Turneun e Golfit, i cili eshte me 24 Korrik.