top of page

Në 17 shkurt ngrihet flamuri i Kosovës në Calgary





Në datën 17 shkurt 2008 është bërë Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Kjo ditë domethënëse kujtohet kudo nëpër botë ku ka shqiptarë dhe këtë 14-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë flamuri i Kosovës do të ngrihet edhe në 'Municipal Plaza", Kalgari. Për shkak të kufizimeve do të ndiqet e njëjta procedurë si për 28 Nëntorin. Nuk mund të ketë grumbullime, të më shume se 20 personave.

Flamuri do të ngrihet që në lindje të diellit dhe do të valëvitet krenar deri në perëndim. Kërkesa për ngritjen e flamurit është bërë këtë herë nga ambasada e Kosovës në Kanada e përfaqësuar nga amasadori Adriatik Kryeziu i cili ka kërkuar bashkëpunim me shoqatën "Albanian Canadian Association of Calgary" për të asistuar në këtë proces dhe bordi i shoqatës ndjehet i nderuar të mbështesë ambasadën në këtë nismë.

Ne ftojmë komunitetin shqiptar në Kalgari dhe rrethinat e tij që të gëzojnë momente krenarie dhe lumturie ndërkohë që flamuri do të valëvitet i lirë ditën e enjte, 17 shkurt edhe t'i përjetësoje me fotografi.

Për detaje të mëtejshme do ju njoftojmë në ditët në vazhdim.

Bashkalidhur artikullit mund të gjeni disa fotografi të shkrepura gjatë ngritjes së flamurit për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.













Kommentare


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic