top of page

Permbledhje nga mbledhja e III-te


Bordi drejtues i shoqatës "Albanian-Canadian Association of Calgary" u mblodh kete te Premte, data 6 Maj 2022, ku u diskutuan disa tema dhe u morren disa vendime. Të pranishëm në këtë takim ishin këta anëtarë: Bledi, Denisi, Danjela, Inda, Julia dhe Ledio (Marigona mori pjesë online nëpërmjet aplikacionit zoom).


1. Tema e pare që u diskutua ishte krijimi i një strategjie te re për rritjen e anëtaresise së komunitetit tonë dhe kontributi që kjo mund të japi në mbledhjen e fondeve për blerjen e "Shtëpisë së Shqiptarit". Gjatë javës së ardhshme bordi vendosi që do të krijohet një grup punues i veçantë për këtë strategji, i cili do ta krijojë platformën e fushatës për anëtarësime të reja. Inda në mënyrë vullnetare ka krijuar logon e fushatës, të cilën do ta ndajmë me komunitetin së shpejti.

2. Me 21 Maj është vendosur që do të zhvillohet turneu i pokerit, si mënyrë për mbledhjen e fondeve për shkollën shqipe. Për këtë aktivitet do të postojmë një artikull të veçantë.

3. Është vendosur po ashtu data 18 Qershor si tentativë për zhvillimin e turneut te futbollit, dhe çmimi do të jetë $320/skuadër me nga 8 lojtare secili. Gjatë ditëve të ardhshme do të ndajmë edhe detajet e tjera, pas konfirmimit te fushave, arbitrave dhe hollësive të tjera.

4. Qëllimi yne është qe të vazhdojmë të ruajmë edhe traditën e organizimit të turnet të golfit. Fillimi i muajit korrik duket si koha më e përshtatshme për këtë aktivitet. Po ashtu, do jetë e rëndësishme gjetja e sponsorve që të ofrojmë shpërblime për fituesit dhe te rrisim sa më shumë fonde..

5. Krijimi i një organizate studentore është hedhur si ide nga bordi, dhe meqë në mesin tonë kemi studente aktive, ata do ta kenë për detyrë afrimin e studentëve dhe te rinjve për krijimin e kësaj organizate. Bordi dhe shoqata jonë do të ofrojë ndihmë logjistike në këtë drejtim.

6. Në datën 25 qershor do të zhvillohet festa e fëmijëve me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Bordi i shoqatës ra dakord unanimisht për të mbështetur bordin e shkollës per mbarëvajtjen e kësaj feste të gëzueshme që do bëjë bashkë prindër, fëmijë dhe dashamirës të eventeve të tilla.

Nga fundi i majit do të organizohet “Një kafe bashkë”, një projekt I ideuar nga Inda e cila dëshiron të bëjë bashkë nënat e shkollës shqipe ku do diskutohet në një rreth miqësor rreth përshtatjes në një vend multikulturor si Kanadaja, vështirësitë dhe përparësitë. Një projekt I tillë, pilot, synon të forcojë komunitetin dhe të krijojë një rrjet ku i vijmë në ndihmë njëri-tjetrit për të kapërcyer sa më shpejt çdo lloj barriere që vjen rrjedhimisht nga mungesa e familjarëve, mosnjohja e gjuhës, domosdoshmëria e ndryshimit të profesionit, pamundësia e të rrëfyerit të problemeve etj.

Projekti i Dr. Adriana Bejko “Fuqizimi I nënave emigrante nëpërmjet zhvillimit të njohurive ndërkulturore dhe njohjen në nivel akademik të gjuhës angleze, duke ndihmuar kështu në përfshirjen e tyre në arsimimin e fëmijëve” është një tjetër projekt I cili ka fituar një grant të konsiderueshëm nga DKG (International Distinguished teachers) dhe do të përqëndrohet në dy drejtime:

a) Mësimin e Gjuhës Akademike Angleze.

b) Njohjen e kërkesave dhe detyrimeve të prindërve në systemin arsimor kanadez.

Ky projekt madhor do marrë mbështetjen e shoqatës gjithashtu dhe do kërkojë një mbledhje të veçantë të bordit të shkollës dhe të bordit të shoqatës për të analizuar me imtësi të gjitha detajet në mënyrë që të realizohet me sukses.



Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page