top of page

“Nje Kafe Bashke” – Një tjetër risi e sukseshme në mesin e komunitetit shqiptar ne Kalgari!

"Një Kafe Bashkë" ishte një sukses i madh për komunitetin shqiptar; një risi që solli mundesi të reja dhe njohje të reja.

Qëllimi I kësaj veprimtarie është që të njohim demografinë femërore shqiptare në Kanada, kërkesat dhe nevojat e tyre si dhe të krijojmë hapësirën për t'u njohur e për t'u bere të ditur njerezve që ne kujdesemi dhe na intereson mendimi i tyre.

Ky qellim u përmbush. Midis rrethit ku ne ndame kush jemi, nga vijme dhe sa kohe kemi ketu ne Kanada, te ulurit ne stolat e Poplar Park dhe shijimit te nje kafeje te ngrohte; dicka e bukur mori pjese ne mesin tone, sikur morëm frymë më lirshem, buzeqeshem e biseduam pa paragjykime dhe bëmë pyetje pa frike.

Në total morën pjesë rreth 10 persona, të gjithe të gatshem për te ndarë me ne adresat e tyre të emaileve, si dhe mendimet e tyre për evenimente të reja që shoqata mund të organizojë. :Midis evenimentesh te ndryshme me te permendurit ishin; nje tjeter “Nje Kafe Bashke”, nje klub vallezimi ku mesojme te hedhim valle te krahinave te ndryshme, nje klub libri ku pjesmarrësit mund të takohen një herë në muaj e një darkë me gratë shqiptare te pakten nje here ne vit. Ndër të tjera, kishte edhe deshira per te marre pjese ne shoqate si vullnetare kur ne organizojme dicka te re; nje zgjedhje qe tregon bujarinë shqiptare pa te cilin Shoqata Shqiptaro-Kanadeze ne Kalgari do e kishte të veshtirë ekzistencën.

Per ta mbyllur, “Një Kafe Bashkë” u mundësua nga bordi i shoqates, i cili ofroi mbeshtetje të plotë

dhe risurset e duhura, me ndihmen e Julia Bejkos, Danjela Bregasit, dhe Mimoza Luzhes, si dhe me pjesemarrjen e Djellza Nezirit, Donalda Mulles, Emanuela Koles, Shqipe Kuqit, Mimoza Koles, Anita Danes, Anjeza Terpollarit, Zysh Adriana Bejkos dhe Anila Sinani. Nese ju kemi harruar emrin ju kerkojme falje dhe ju premtojmë që buzeqeshja juaj nuk do të harrohet e do takohemi sërish. Faleminderit qe na besoni!


Anetare e Bordin ACAC

Inda Piroli


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page