top of page

Për prindërit e fëmijëve të Folesë: Vini re!


Të dashur prindër, kujdestarë dhe nxënës të shkollës shqipe, Duke ju falenderuar për mbështetjen, ju njoftojmë se shkolla shqipe " Foleja e Shqiponjave" do të nisë aktivitetin e saj në datë 4 shtator, 2021. Pra, duke parë edhe ecurinë e pandemisë, në rast se na e lejon edhe situata e pazakontë e krijuar së fundmi, mësimi do kryhet fizikisht në klasë në ambjentet e shkollës "North Point" School for Boys në adresën: 2445 23 Ave SW, Calgary, AB T2T 0W3. Shkolla do përbëhet nga dy klasa kryesore: Klasa e yllkave të moshës 4-8 vjeç Klasa e Shqiponjave të moshës 9-11 vjeç Grupi i valleve është risi për këtë vit shkollor dhe fton fëmijët e moshës 12-13 vjeç që të marrin pjesë. Dr. Adriana Bejko së bashku me Kanditaten per Doktorature Marigona Morina do te organizojne kete veprimtari te perjaveshme ne bahkepunim me persona te talentur ne kete fushe. Per t'u regjistruar me pagesen mujore $40 ne grupin e valleve kontaktoni ne adresen 12dracana@gmail.com. Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë, dy orë 10-00-12:00, me përjashtim të fundjavave të gjata që do jetë pushim. Pagesa prej 40$/muaj do kryhet në fillim të çdo muaji me e-transfer ose cash. Kjo pagesë do iu kthehet nëse nga donacionet te gofundme do mblidhet shume prej 15 mijë dollarësh. Nxënësi duhet të jetë i pajisur me laps, stilolaps, ngjyra, fshirës, vizore, fletore me vija. Libri do u dergohet në formë pdf me anë të adresën elektronike. Materialet mêsimore si: fotokopie, bojra, fletë të bardha, ngjyra, fletë me ngjyra, karton, shkopinj, ngjitësa, mjete dekorative, ilustruese, lodra, etj do të sigurohen nga bordi i shoqatës si dhe nga paratë e mbledhura nga rregjistrimet. Mësueset e shkollës do të jenë përkatësisht Zoica Dhamo -Klasa e Shqiponjave Danjela Bregasi-Klasa e Yllkave Mësuese vullnetare Marigona Morina Bashkangjitur do të gjeni fletën e rregjistrimit të cilën do ju luteshim ta plotësonit dhe ta sillnit dorazi Ditën e parë të shkolles, datë 4 shtator. Në veçanti prindërit e fëmijëve parashkollor 4-5 vjeç) do marrin nje e-mail nga mësuesja çdo të shtunë pas mësimit për t'i venë më dijeni të temës që është diskutuar, reflektimeve, detyrave etj Për çdo përditësim informacioni do ju njoftojmë nëpërmjet postës elektronike. Ju lutem n'a kontaktoni ne adresen 12dracana@gmail.com Duke ju falenderuar, i urojmë suksese fëmijëve tanë të dashur! Me respekt, Bordi i shkollës "Foleja e Shqiponjave


Warm Regards, Adriana Dr. Adriana Fishta-Bejko President DRACANA INTERNATIONAL GRAMMAR PREP-SCHOOL (GPS) Ambasadore e Kombit Shqiptar Keshilli Koordinues i Diaspores Tel: 403-466-4172 Web site: www.dracana.ca

Comments


Featured Posts
Recent Posts