top of page

Së Bashku Mundemi!



"Së bashku mundemi!"-kjo shprehje më solli ndërmend porosinë e fundit të Skënderbeut, i cili i mblodhi të gjithë pas vetes dhe u tregoi fuqinë e bashkimit. Kur i kërkoi Gjonit të thyente një tufë me thupra, pavarësisht se ishte më i fuqishmi nuk mundi, por kur e hapi tufën e tyre dhe i kërkoi të birit, më të voglit që të thyente thuprat një e nga një, ai arriti t’i thyente të gjitha. Në mënyrë metaforike, kjo tufë thuprash simbolizon secilin prej nesh, e veçanërisht grupin e punës për të cilin ky artikull po shkruhet. Bashkimi bën fuqinë, fuqinë për të përkthyer në gëzim, e hare një projekt të sukseshëm si ai i Eksursionit të nxënësve të Folesë së Shqiponjave të shoqëruar nga nënat e tyre, ku secili mori përsipër e zbatoi me përpikmëri çdo përgjegjësi që iu caktua. Pra, shprehja që na ka ndjekur hap pas hapi në gjithë këtë simpërmarrje “Së bashku Mundemi!” në fakt është mëse e vërtetë.

Po cili ishte qëllimi i një aktiviteti të tillë?

Ne nënat shpesh jemi hasur me kërkesa nga shkollat e fëmijëve tanë për të ndihmuar në mënyrë vullnetare në aktivitete të tilla që shkollat kanadeze organizojnë siç janë eksursionet. Por si organizohet një aktivitet I tillë? Nga niset? Cilat janë pikat kryesore? Përgjegjësitë, detyrimet dhe kënaqësitë që vijnë më pas kur kuptohet që gjithçka është realizuar me sukses? Më poshtë po citojmë profesoreshë Dr. Adriana Bejko e cila përshkruan shkurtimisht qëllimin e këtij projekti:

“Çdo emigrant përballet me sfida pafund për t’u integruar (jo asimiluar) në vendet pritëse. Në mes shumë sfidave, dy nga këto janë të dukshme – a) përvehtësimi i gjuhës dhe b) kuptimi i sistemit arsimor dhe pritshmëritë e tij në vendin pritës. Ky ishte pikërisht edhe fokusi i projektit të organizuar për një Grup Mamash shqiptare të shkollës “Foleja e Shqiponjave” në Calgary, Kanada, e sponsorizuar nga Organizata Ndërkombetare e Mësuesëve me qendër në SHBA si dhe me mbështetjen e pakontestueshme të bordit të shoqatës “Albanian-Canadian Association of Calgary”

Ne periudhen Qershor 2022 – Qershor 2023, ky grup i përbërë nga 10 Mama nga Kosova dhe Shqipëria, me një të shkuar profesionale të shumëllojshme iu perkushtuan këtyre dy objektivave për të arritur sukses për vehten dhe fëmijët e tyre. Tani që projektit po i afrohet fundi, njohuritë e marra në klasë, po zbatohen në praktike. Një nga sfidat e identifikuara është pjesmarrja në organizimin e aktiviteteve në shkollat ku mesojnë fëmijët e tyre, sepse mungesa e gjuhës dhe mosnjohja e sistemit arsimor ishin pengesat kryesore. Për të provuar këtë përvojë, ato organizuan dhe drejtuan veprimtarinë mbresëdënëse të ekskursionit në “Royal Tyrrell Museum” në Alberta. Kanada ku folen anglisht dhe organizuan aktivitetin e ngjashem me ato të shkollave të fëmijëve të tyre respektivë. Kjo përvojë do t’ua lehtesojë sfidën për t’u perfshirë në këshillat e prindërve apo për të organizuar veprimtari në shkollat e fëmijëve të tyre. “Provimi” u kalua me shume sukses dhe secila pjesemarrese drejtoi me shume competence dhe perkushtim nje pjese te veprimtarise. Nje paraqitje e sukseseshme e perfitimit dhe pasqyrimit te njohurive te fituar. Krenare per kete grup te “fuqizuar” (empowered) grash. Suksese dhe urime!”

Danjela Lumani (Bregasi)













Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page