top of page

Shqiponjat e Kalgarit me një fole të re

Pas përpjekve të panumërta të profesoreshë Dr. Adriana Bejko, më në fund zgjidhet çështja e ambjentit ku do zhvillohet mësimi I gjuhës shqipe. Pas disa alternativave si ajo e shkollës së komunitetit kinez, Riverbend Community Center dhe "Helenic Community of Calgary", bordi i shoqatës së bashku me bordin e shkollës vendosën unanimisht për këtë të fundit. Kjo qëndër e komunitetit grek ofron klasa me të gjitha kushtet bashkëkohore, dhe hapësirë të nevojshme për të ruajtur materialet mësimore. Që prej muajit janar, datë 8, 2022 mësimi do zhvillohet te "Helenic Community of Calgary", orari do të jetë 3pm-5pm çdo të shtunë. Adresa e shkollës është: "1 Tamarac Crescent SW, Calgary"


Shpenzimet e shkollës së re do të shkojnë 820$/muaj plus dhe rrogat e mësueseve.

Sa i përket fondit të shkollës i shtohen së fundmi edhe donacionet nga ekipi i futbollit, rreth 1100$, të cilët i falenderojmë përzemërsisht. Gjithashtu një prej anëtarëve të shoqatës i cili dëshiron të ngelet anonim ka shprehur dëshirën të mbulojë shpenzimet e dy muajve të Folesë së Shqiponjave. Bordi i shoqatës dhe i shkollës i janë mirënjohës.Ia vlen të përmendim anëtarësimet që janë bërë te shoqata, të cilat kapin shifrën prej 1280 dollarë. Me këtë rast inkurajojmë komunitetin që të bëjë anëtarësimet te shoqata e cila do i vijë në ndihmë sa më shumë shkollës që jo vetëm të mbijetojë por të bëhet një vatër e ngrohtë e mësimit të gjuhës, kulturës dhe historisë së vendit mëmë.

Shkruajti artikullin: Danjela Lumani Bregasi

.


Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page