top of page

Ta mirëpresim Indën në Kalgari!



Ne si shoqatë por dhe si komunitet dëshirojmë që jo vetëm të bëhemi dëshmitarë të sukseseve të bashkëatdhetarëve tanë por edhe të promovojmë të rinj të cilët kanë dëshirë jo vetëm të futen në tregun e punës aty ku dhe do dëshironin të bënin karrierë, por edhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre, të punojnë dhe të rriten profesionalisht mundësisht pranë bashkëkombasve. Dhe ku ka më mirë! Në këtë mënyrë forcohet komuniteti, ruhen vlerat, kultura si dhe gjuha jonë.


Këtë ide na e dha Inda Piroli, vajza nga Miloti e cila jeton prej 4 vitesh në Winnipeg, Kanada dhe ka dëshirë të vijë e jetojë në Kalgari. Inda ka përfunduar studimet në universitetin “Canadian Mennonite University” dhe është diplomuar për shkenca të përgjithshme. Ajo ka punuar në shërbim ndaj klientit për rreth 3 vite e gjysëm si Front End Agent në McDonalds dhe Campus host nw kampusin e universitetit ku ka studiuar, prej rreth një viti akademik ka kryer punë administrative si presidente e këshillit të studentëve. Njeh dhe përdor në mënyrë profesionale programe si Adobe Creative Suite, iContact, pas punës së saj në median digjitale si studente praktike në Qëndrën e Manitobës për Politikat e Shëndetit.


Inda do kishte dëshirë dhe e ndjen veten plotësisht të aftë profesionalisht të punojë si asistente administrative apo recepsioniste. Ndaj të dashur bashkëatdhetarë të cilët keni në pronësi një kompani ku Inda mund të punësohet, epo nëse njihni dikë ku mund ta referoni, ju keni ndihmuar një vajzë të re plot me ëndrra dhe dëshira për të ardhmen e saj, keni mirëpritur një qytetare të re, bashkëatdhetaren tonë në Kalgari dhe i keni shërbyer solidaritetit mes shqiptarësh.

Për detaje të mëtejshme në lidhje me jetëshkrimin (resume) mund të kontaktoni me mesazh ne llogarinë e Facebook-ut të shoqatës tonë dhe ne do ju informojmë.


Danjela Lumani Bregasi


Коментарі


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page