top of page

Zgjidhet bordi i ri i shkollës "Foleja e Shqiponjave"

Ditën e shtunë, 21 janar, 2023 u mbajt mbledhja e bordet të ri të Folesë së Shqiponjave. Kujtojmë lexuesit që bordi i vietër i Folesë së Shqiponjave me në krye profesoreshë Dr. Adriana Fishta Bejko ka mbështetur mbarëvajtjen e shkollës që prej majit 2018. Gjatë kësaj mbledhje, kryetarja e bordit të vjetër Dr. Bejko ftoi anëtarët të bënin një prezantim të shkurtër. Anëtarët e rinj të bordit të shkollës janë si më poshtë:

  1. Bukurije Hyseni Bllacaku

  2. Marsela Bandilli Kola

  3. Merita Alushi

  4. Anila Sinani

  5. Anita Mbyeti

  6. Eda Kucaj

  7. Valbona Ugzmaili

  8. Mimoza Luzha Fetiu (e cila u zëvendësua në atë mbledhje nga Inda Piroli)

  9. Danjela Lumani Bregasi






Në mbledhje mori pjesë kryetari i bordit të shoqatës z. Bledi Elshani, i cili siguroi edhe një herë bordin e ri të shkollës se shoqata do mbështesë shkollën dhe synimin e saj par të ofruar sa më shumë fëmijë te shkolla të cilën do jenë trashëguesit e gjuhës shqipe, kulturës e traditës shqiptare. Kujtojmë komunitetin që është shoqata ajo që e mbeshtet financiarisht shkollën së bashku me fondin që mblidhet nga pagesat mujore prej 40$ për femijë që paguajnë prindërit e fëmijëve. Shoqata përgjigjet për qeranë e ambjenteve ku zhvillohet mësimi I fëmijëvë, për qeranë e ambjentit ku zhvillohet projekti i nënave me profesoreshë Adriana Bejko si due për pagesat e mësueseve.

Dy mësueset aktuale të shkollës respektivisht mësuese Bukurija për klasën e yllkave dhe mësuese Marsela për klasën e shqiponjave u siguruan që do gjejnë mbështetjen e duhur te bordi per vendimmarrjet e rëndësishme, por dhe për aktivitetet jashtëshkollore, te cilat reflektojnë njohuritë në lidhje me kulturën, historinë dhe artin tonë, por dhe të vendit pritës sic është festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, festa e Hallouinit, festa e mësuesit apo festa e fundvitit shkollor. Pas votimit të fshehtë, u zgjodh kryetare me një diference të vogel votash Danjela Bregasi dhe dy nënkryetaret: Bukurije Hyseni Bllacaku dhe Valbona Ugzmaili. Mbledhja u mbyll me urimet më të mira për bordin dhe kryesinë e re të tij. Në emër të komunitetit, bordit të shoqatës dhe shkollës “Foleja e Shqiponjave” u falenderua për punën e vyer profesoreshë Dr. Adriana Bejko, e cila i ishte përkushtuar me pasion dhe atdhetarizëm shkollës, vlerave qe ajo përçon në komunitet dhe në diasporë duke ruajtur gjuhën shqipe dhe duke transmetuar në brezat me të rinj dashurinë për vendin e të parëve të tyre. Profesoreshë Adriana Fishta Bejko do vazhdojë të jetë e pranishme te foleja jonë me projektin që siguron fuqizimin intelektual të grave shqiptare në emigrim.



Comments


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic