top of page

Filmi: Bota shfaqet në Festivalin Evropian të Filmit në Calgary


Filmi “Bota” nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci shfaqet premierë këtu në Calgary me 7 Nëntorë në orën 18:00. (Rated PG)

“Bota” pati premierën ndërkombëtare në festivalin e madh Karlovy Vary në vitin 2014 dhe ka vazhduar shfaqjen nëpër festivale tjera të mëdha. Deri më tani ky film numëron rreth 24 festivale ndërkombëtare. Njihet për çmimet e fituara si: “East of the West Award” në Karlovy Vary, “Fipresci Prize” dhe “Çmimin e Publikut” në Reykjavik International Film Festival,... “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Muzika më e mirë” si dhe “Çmimi i Publikut” në Albanian Film Week etj.

Filmi fokusohet në jetën e një komuniteti të vogël të ish të përndjekurve politikë të harruar nga koha dhe nga vetë ne, buzë një kënetë në Sektorin C. Skena ku Elezi ka vendosur filmin e saj është Adriatiku i Lushnjës, një fshat i vogël e i largët ku familjet e tre personazheve kryesorë kanë mbetur aty që kur ish regjimi i kishte internuar. “Bota” është kafja ku “takohen” personazhet. Në filmin e Elezit copëza historish bëhen bashkë për të rrëfyer universalen. Në të ndërthuren ëndrrat e një 20- vjeçareje që kërkon t’i shpëtojë izolimit të “botës” së vogël të fshatit të saj për t’u bërë banore e botës së madhe.

Bëhuni pjesë e këtij evenimenti të organizuar nga shoqata Shqiptare këtu ne Calgari enkas për ju. Biletat janë vetëm $12/person dhe mund të blehen direkt nga faqja e European Film Festival ose tek Kinemaja. Ju mirëpresim!!!

http://calgaryeuropeanfilmfestival.ca/


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page