top of page

Enis Alushi, me origjinë çame nga Tirana, zgjidhet President i Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Calgary.



7 Janar, 2024, ditë e Dielë

Calgary, Canada

 

Komuniteti shqiptar organizoi mbledhjen e pergjithshme per vitin 2024 si dhe zgjodhi presidentin the bordin e ri drejtues per periudhen 2024-2026.


Presidenti Bledi Elshani hapi takimin duke prezantuar panelin udhëheqës të mbledhjes dhe programin që kishin pregatitur. Pjesë e panelit ishin zv.presidentja Julia Bejko, shefja e financave znj. Anila Sinani si dhe udhëheqësja e shkollës shqipe ‘Foleja e Shqiponjave’ znj. Marsela Kola.


Si fillim presidenti Elshani prezantoj një përmbledhje të të gjitha aktiviteteve që bordi drejtues kishte organizuar gjatë mandatit të tij dy vjeçar dhe pastaj fjalën e mori, znj. Sinani e cila prezantoj gjendjen financiare të shoqatës tonë si dhe performancën financiare përgjatë dy viteve të fundit. Bordi i tanishëm ishte zgjedhur në Prill të vitit 2022 dhe shoqata jonë kishte $43,914.45 në llogarinë bankare, ndërsa në fund të vitit 2023 gjendja $60,165.80, një rritje e bugjetit prej $16,251.35 apo 37% ndersa nga fillimi i vititit 2022 bugjeti është rritur per 65% gjithesej.

 

Zonja Kola foli për shkollën shqipe ‘Foleja e Shqiponjave’ kur prezantoj disa nga të arriturat e shkollës, qëllimet dhe aktivitetet që mësueset organizojnë. Këtë vit shkollor janë 27 fëmijë të regjistruar, të cilet jane te ndarë në dy klasa të ndryshme. Shkolla shqipe vazhdon te jete nje storie suksesi e komunitetit shqiptar ne Calgary ku se fundi ka filluar dhe krijimin e grupit te valleve per femije.


Pas përfundimit të mandatit dy vjeçar dhe shërbimit në dy bordet e kaluara, presidenti Bledi Elshani vendosi që të mos garonte për një mandat të dytë si president i shoqatës. Me këtë rast u hap gara për kandidatët e rinj, ku me shumicë votash u zgjodh zt. Enis Alushi, një inxhinjer nga qyteti i Calgary-t, si dhe anëtar i bordit të shoqatës që nga Gushti i vititi 2023. Me shumicë votash u zgjodhën dhe anëtarët e tjerë te bordit:

 

Enis Alushi (President)

Julia Bekjo (zv Presidente)

Anila Sinani (shefe financiare)

Amarildo Topalli

Najada Abedini

Marigona Morina

Bujar Ugzmaili

Francesk Dedaj

Nderim Musliu

Juxhen Thanasi

Artion Shoraj

Dardi Lloshi

Arlind Hoxha

 

Gjatë kësaj mbledhje poashtu u votuan edhe disa dryshime në statut, si psh heqja e kufizimeve kohore në mandat për shefin financiar.


Ky takim ishte një mundësi e mirë diskutimi për të gjithë pjesëmarrësit ku u diskutua nevoja e afrimit të bizneseve rreth shoqatës si dhe vazhdimi i projekteve si aplikimi për grante të ndryshme që ofrohen nga qeveria e provincës së Albertës, me shpresen se nje dite do te jemi afer realizimit te endrres sone, Shtepise se Shqipetarit.


Presidenti ne largim, Bledi Elshani mbylli takimin ku i falenderoj pjesemarresit si dhe i uroj presidentit të ri të zgjedhur, zt Alushi suksese në mandatin e tij, si dhe bordit të ri punë të mbarë.

 

Me poshte mund te shihni disa nga fotot e realizuara nga mbledhja e pergjitheshme.



 


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page